Me shpejtësi deri në 177 km/h, policia heq njëmbëdhjetë patenta në autostradën Tiranë-Durrës

Policia Rrugore gjatë fundjavës ka pezulluar njëmbëdhjetë leje drejtimi për tejkalim të shpejtësisë.

Gjatë një monitorimi në aksin Tiranë-Durrës, blutë kanë evidentuar raste të mjeteve që ecnin mbi shpejtësinë e lejuar, duke variuar nga 137-177 km/h.

Gjithashtu në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l.

Njoftimi i policisë:

Tiranë-Durrës-Tiranë/Monitorim, dhe , për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Monitorim dhe me , në të gjitha rrugët e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, rregjistroi shpejtësi nga 137 km/h deri në 177 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për , por kurrsesi për të udhëtuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

Gjatë kontrollit shënoi masë alkooli që varionte nga 0.40 mg/l deri në 0.89 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve.

Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmeri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur , pasojat mund të jenë fatale , për jetën e të gjithë përdorueseve të rrugës.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë pezulluar 11 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 137 km/h deri në 177 km/h.

Dhe 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.40mg/l deri në 0.49 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rritje dhe njëri prej drejtuesëve të mjeteve në gjendje të dehur kishte nga rruga, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore me radarë e dragera është e do jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne