‘Më sillni të shoh vajzën’/ Humbi të bijën dhe burrin, e motra: Manjola nuk di asgjë, sot i varrosëm

Motra e Manjola Çakonit, Saimira Baçi ka treguar për dramën e familjes së motrës së saj, e cila humbi vajzën 15-vjeçare dhe bashkëshortin nga tërmeti i dy ditëve më parë.

Për kamerën e Top Channel, Saimira ka treguar se e motra kërkon që të shohë vajzën pasi është në gjendje të rëndë, ndërkohë që familjraët e gënjejnë duke i thënë se ajo është nën kujdesin e mjekëve. Motra e Manjolës tregon se Manjola ka dy fëmijë të tjerë në Angli, të cilët kanë marrë vesh lajmin por duke qënë se janë pa letra nuk mund të ktheheshin në atdhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit motrës dhe babait të tyre.

Quhem Saimira Baçi, jam e motra e Manjola Kaçonit. Ajo ka humbur dy, vajzën dhe burrin. Vajza 15 vjeçe. Ne kemi humbur dy veta. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë të plagosur nga zemra. Sot përcillet një fëmi, një ëngjëll. Një lule rinie që po rritej ditë për ditë. Ne jemi shumë të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike, shyqyr djalin e ka shumë mirë. Një djalë e vajzë e ka në Angli. Ata qajnë ditë e natë nuk i durojnë dot dhimbet. Nuk e di ça të them. Ishalla i jep Zoti forcë. Asgjë nuk di ajo, e di që janë plagosur dhe se janë në spital. Më tha dua të shoh vajzën dhe i themi që do të ta sjellim këtu. I themi që ne të gjithë jemi të gjithë jemi tek koka e saj dhe se do ia çojmë që ta shohi. Ata ikën, Zoti i bekoftë,”-thotë motra e saj.

49 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit deri tani./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne