Meçollari kundërshton Olta Xhaçkën: Anijen ushtarake e lëvizën nga Ministria për ceremoninë e dasmës

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari, që është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por në një prononcim për Report Tv Meçollari shfajësohet duke thënë se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo timen. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare“, tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se lirimi nga detyra u zv. komandantit u bë për shkak se Meçollari ka thyer rregullat e sigurisë dhe nuk ka respektuar rregulloren dhe protokollin e raportimit të koordinimit me strukturat përkatëse ushtarake në rastet e përdorimit dhe vënies në lëvizje të të mjeteve të Forcës Detare.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne