Shqiperia

Media austriake: Me simpatizantët besnik LSI do caktojë kryeministrin e ardhshëm, pak shpresë për qeveri reformatore

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do mbahen në datën 25 qershor sëbashku me partinë më të madhe opozitare. Vetëm kjo vlerësohet si sukses i madh, pasi Partia Demokratike (PD) pas bojkotit disamujor të parlamentit kishte premtuar edhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, shkruan fillimisht media më e vjetër botërore “Wiener Zeitung”.

Zhvillimet e fundit tregojnë prap se prap se sa e dobët është demokracia shqiptare.

Pikë së pari polarizimi ekstrem mes dy partive më të mëdha shqiptare dhe udhëheqësve të tyre, Edi Ramës (PS) dhe Lulzim Bashës (PD).

Edhe pse të dy udhëheqësit si qëllim primar të vendit kanë anëtarësimin në BE, Shqipëria formalisht akoma nuk i është njohur statuti kandidat. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në 2013 kishte sebep për shpresë pasi PD njohu zgjedhjet përkundër humbjes masive. Megjithatë më vonë filloi retorika agresive edhepse u votua Vetingu i kërkuar nga BE.

Qeveria e ardhshme në duart e LSI

Më pas media vjeneze pasi tregon për zmbrapsjen e Lulzim Bashës nga kërkesat maksimale në fillim të protestave, si pasojë e presionit të fuqishëm ndërkombëtar dhe uljes së popullaritetit, tregon edhe për rëndësinë e partisë së tretë më të madhe LSI.

“Se kush do jetë kryeministri i ardhshëm do e caktojë “King Maker”-it e LSI. Ajo ka simpatizantët më besnik për shkak se u gjen vende të sigurta pune në administratë. Në vitet e kaluara LSI ka ndryshuar lojalitetin mes PD dhe PS, ku edhe kësaj here do jetë në atë anë ku anon peshorja,” përcjell botasot.info.

Pavarësisht sesi do jetë fundi i garës – me vendimmarrësit të cilët veprimet e tyre politike i mbështesin vetëm te ruajtja e pushtetit dhe kompromisin e shohin si një dobësi, popullata do të duhet të përshtaten edhe me katër vjet tjera luftë politike në kurriz të reformave reale.

OPINIONE