Media gjermane: Shqiptarët më mirë punojnë barinj në Greqi, se të papunë në atdhe

“Dhi greke, barinj shqiptarë”. Kështu e ka titulluar reportazhin radioja gjermane “Deutschlandfunk”, kushtuar jetës së vështirë të emigrantëve shqiptarë në Greqinë fqinje.

Referuar bashkëjetesës mes vendeve të ndryshme të rajonit të Ballkanit, reportazhi për shqiptarët tregon se pas komunizmit shumë prej tyre emigruan në Greqi, ky ishin të gatshëm të bënin çdo lloj pune në këmbim të disa të hollave.

“Në fund të komunizmit në Shqipëri, mijëra e qindra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Edhe sot, shqiptarët preferojnë që të punojnë për pak para si barinj, bojaxhinj apo në ndërtim sesa të jenë të papunë në vendin e tyre”.

Artikulli i shkruar nga Panajotis Gravilis rrëfen se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një kufi të mirëfilltë a shenjë dalluese por një është një kufi i hapur në rajonin e Epirit.

“Kufiri i hapur në rajonin e Epiri. Këtu në male, kufiri kalon nëpër pyll, pa një gardh, pa tela me gjemba. Pa mbikëqyrje. Ata që janë të njohur në rajonin e Epirit, mund të kalojnë lehtësisht kufirin prej 300 kilometrash shqiptaro-grek dhe pa u vënë re mund të hyjnë në BE. Kjo është e njohur sidomos për korrierët e drogës. Sipas policisë greke, rreth 65 përqind e kanabisit të sekuestruar gjatë vitit 2016-të la hyrë përmes Shqipërisë.

Në vijim artikulli rrëfen se shqiptarët kanë pranuar të punojnë bari në stalla, e të lënë në Shqipëri familjen, vetëm e vetëm për të siguruar jetesën.

“Në një shpat prej rreth 600 metrash ka stalla të mjaftueshme për rreth 1 mijë dhi dhe dele”, thuhet më tej në shkrim. “Në këto stalla, megjithatë, rrallë takon grekë. Shumica janë shqiptarë, si Nikos, 35 vjeç apo Tariku, 50 vjeç, (emrat e vërtetë të barinjve shqiptarë nuk jepen në reportazh), të cilët shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune në Shqipëri. Niko e sheh djalin dhe gruan e tij vetëm për disa javë. Edhe 50-vjeçari ka lënë familjen e tij në Tiranë.

“Nikos” dhe “Tariku” pranojnë se në Shqipëri politikanët punojnë vetëm për të pasuruar veten, e teksa populli varfërohet dita ditës.

“Nuk ka punë atje (Shqipëri), politikanët punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas. Sigurisht që do të parapëlqeja që t’i kisha edhe ata këtu, por nuk kam shtëpi këtu dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male”.

E përballë këtij realiteti, ku punojnë 24 orë në ditë për vetëm 400 euro, ata shprehen të kënaqur pasi e shohin si të vetmen mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Madje edhe punëdhënësi grek nga ana e tij thotë se, pa barinjtë shqiptarë ai nuk do mund ta mbante tufën, ndërkohë që shprehet se të rinjtë grekë preferojnë të studiojnë dhe të bëjnë punë të lehta. “Pa ta nuk do të isha në gjendje të mbaja kafshët”, thotë Dimitris.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne