Media greke: Rama po grabit tokat në Himarë me njerëzit e tij, do ndërtojë një resort luksoz

Një nga televizionet e njohur në Greqi, ‘Star’ i ka kushtuar hapësirë bregdetit të jugut të Shqipërisë. Në një kronikë të këtij televizioni thuhet se minoritetit grek në jug të Shqipërisë po sulmohet dhe po i marrin pronat.

“Është parajsë tokësore e Epirit të Veriut. Dëgjon emrin e Drimadhes Himarë. Plazhet janë të artë të mbuluara nga pemët e ullirit, ujërat e kaltër dhe një treg turistik me hotele të shfrenuar që mbijnë si kërpudha pranë njëri-tjetrit dhe bar plazhi për tu përshkuar çdo verë”, thuhet në një pjesë të kronikës.

Por në kronikë sulmohet edhe qeveria, konkretisht kryeministri Rama që sipas këtij televizioni po planifikon të ndërtojë një resort luksoz në zonën e Gjipes në Himarë.

“Ka 6 lloje të vilave, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokësor si dhe në natyrë. Edi Rama po përgatitet të ndërtojë një resort turistik. Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”- thuhet në fund të kronikës./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne