Media greke: Republika e Maqedonisë Veriore, emri i dakorduar nga Zaev dhe Tsipras

Republika e Maqedonisë Veriore është emri për të cilin janë dakorduar dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërkohë që marrëveshja midis dy vendeve do të nënshkruhet gjatë fundjavës, me siguri të shtunën, në Prespë, në territorin grek, njoftoi të martën media greke.

Megjithatë gjithçka do të bëhet e qartë pas bisedës telefonike midis dy kryeministrave, që sipas medias greke, thonë se është shumë e rëndësishme dhe e sigurtë se do të gjendet një zgjidhje.

“Çështja e Shkupit: Një hap para marrëveshjes!”, “Sot përfundon çështja e Shkupit”, “Sot biseda e rëndësishme telefonike”, “Maqedonia Veriore, emri i dakorduar”, janë një pjesë e shkrimeve në mediat greke, në prag të bisedës së sotme të re telefonike.

Mediat greke i transmetojnë edhe mesazhet që të hënën i dërguan si Kryeministri i Maqedonisë përmes intervistës për “Telmën” ashtu edhe shefi i diplomacisë greke përmes televizionit “Kontra” dhe optimizmit që e shprehu edhe Zoran Zaev edhe Nikos Kotzias.

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, për shkak të agjendës së ngjeshur të dy kryeministrave dhe shefave të diplomacive në ditët në vijim, media greke komenton se gjatë fundjavës ka mundësi që Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras të takohen në Prespë, në territorin e Greqisë dhe të zyrtarizojnë atë që sot do të bisedohet në bisedën telefonike./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne