Media zvicerane: Ballkani i takon Europës, real politikë përpara demokracisë

“Dilema mes demokracisë dhe stabilitetit do të thotë, që BE e merr rrezikun mbi vete për të anëtarësuar në të njëjtën kohë gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u eksportuar stabilitet të gjithëve dhe të importojë jo-stabilitetin”

Bashkimi Europian është gati ta njohë Ballkanin si pjesë të Europës. Vendet e munguara mundet pas 2025 të anëtarësohen, megjithatë jo të gjithë janë pajtuar me këtë hap, shkruan në prestigjiozen zvicerane “NZZ”.

Sllovenia dhe Kroacia janë anëtare të BE, ndërsa kandidatë për t’u anëtarësuar janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja. Në fakt të gjitha shtetet e rajonit më së voni deri në ndërrimin e shekujve janë kthyer në pjesë e pandarë e Europës përmes miliona emigrantëve, kulturës pop, lidhjeve familjare, partneritetit politik dhe turizmit.

“Dilema mes demokracisë dhe stabilitetit do të thotë, që BE e merr rrezikun mbi vete për të anëtarësuar në të njëjtën kohë gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u eksportuar stabilitet të gjithëve dhe të importojë jo-stabilitetin,” komenton Mijnssen. Kjo don të thotë “real politikë përpara demokracisë”, pasi Sebastian Kurz mbështeti në 2016 me fushatë një regjim autoritar nacionalist në Maqedoni, vetëm pasi Nikola Gruevski mbylli korridorin ballkanik për refugjatët; në Kosovë perëndimi mbështet një koalicion mafiozësh nga ish komandantët, në Malin e Zi një regjim oligarkësh me udhëheqës Milo Gjukanoviqin, kurse vërtet kundërthënëse është promovimi i presidentit serb Aleksandër Vucic i cili udhëheq vendin me karakteristika autoritare dhe Serbinë e ka kthyer në shtet klientelist partiak.

Rajoni është një furnelë konfliktesh, gjithë nacionalizëm, konspiracione dhe emocione të pakontrolluara.

“Pozicioni i paqartë i Ballkanit Perëndimor mes Europës, Rusisë dhe Turqisë si dhe jo transparenca politike dhe ekonomike e bën të mundur lojën e muskujve. Propaganda ruse e ushqen konfliktin etnik në Bosnjë dhe Kosovë, duke u dhënë material serbëve; ndërsa shumë muslimanë në këto vende kthehen kah Turqia, ku krahas lidhjeve historike burimet e energjisë në duart e Ankarasë janë shumat e mëdha jo transparente të parave të gatshme dhe varësisë politike.

Ofertat nga Moska dhe Ankaraja

Nga kjo lojë BE nuk duhet të stepet dhe të lejojë që Ballkani të kthehet në Fuçi Baruti, pasi “politikanët rajonalë janë pragmatikë, e njohin të kaluarën dhe se Europa perëndimore nuk është alternativa e vetme.” Megjithatë ata gjithashtu e dinë se një lidhje me populistët autoritarë në Moskë dhe Ankarë nuk ju ofron një alternativë të besueshme.

Në fund prestigjiozja zvicerane shkruan se për të funksionuar ndikimi i Brukselit mbi Ballkanin Perëndimor nuk nevojiten vetëm investimet prej 9 miliardë dollarë (që është vetëm fillimi) por që të funksionojë strategjia ka nevojë për një “vullnet të madh politik të shteteve anëtare si Gjermania.”

Nëse kjo mjafton, sëpari duhet të dihet, se anëtarësimi nuk është mrekulli gjeopolitike. Rreziqet e një qëndrimi neutral do ishin shumë më të mëdha – Ballkani është shumë më i lidhur me Europën, sesa thjesht të ndahet prej saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne