Media zvicerane: Eulex-i i paaftë dhe i korruptuar, prandaj duhet të largohet nga Kosova

Të paaftë për të ndihmuar si dhe dëshmitarët e rrejshëm, kanë diskredituar totalisht Eulex-in. Në fakt ai duhej të ndërtonte shtetin ligjor në Kosovë, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.

A është kapitulli i fundit për historinë e palavdishme të misionit më të madh të huaj nga BE? Javën e kaluar dha dorëheqje shefi i gjykatësve të Eulex, Malcolm Simmons. Ai nuk dëshironte të ishte pjesë e një «farse», shkruan më tej media zvicerane duke shtuar se në vitin e pavarësisë në Eulex punonin 3000 persona, ndërsa tani 800 sosh me një buxhet prej 63 milion euro.

Akuzat e Simmon-it janë serioze por nuk përbëjnë risi. Eulex është një “mision politik”, që kolaboron me udhëheqësinë e Kosovës, tha ai.

Refermohuni ose largohuni

“NZZ” shkruan gjithashtu se Simmons ka punuar në këtë mision prej 2008 dhe se ndaj tij janë hapur pesë hetime nga Brukseli, pra ai nuk është aq i pastër sa mund të paraqitet. “Që në 2014 kishte një aferë rreth Eulex-it, ku një prokuror britanik akuzoi për korrupcion një gjykatës italian. Gjithashtu kjo ndodhi pasi atij nuk ju zgjat kontrata në mision. Për këtë Brukseli filloi një hetim të gjerë përmes juristëve francezë.”

A ishte paaftësia teknike ose kalkulimet politike, ajo që shmangu luftimin efektiv të elitës korruptive nga Eluexi?, pyet artikullshkruesi Andreas Ernst. “Mbase të dyja. Paaftësia e misionit është e dukshme dhe e dëshmuar shumë herë.”

Në fund prestigjiozja zvicerane shkruan se hetimet kundër “peshqve të mëdhenj” është shmangur sistematikisht. Me “peshqit e mëdhenj” nënkuptohen ish komandantët e luftës guerile kundër serbëve.

“Eulex erdhi në 2008 me premtime për të luftuar korrupcionin, shpërdorimet e detyrave zyrtare nga udhëheqësit e Kosovës. Andaj misioni i BE solli shumë shpresa te banorët. Megjithatë krijimi i shtetit ligjor ka vetëm pak përparime. Një largim i Eulexit pas përfundimit të mandatit në verë 2018, nuk do i kursente vetëm para BE, por edhe një rrezik të humbjes së reputacionit,” e përmbyll e përditshmja zvicerane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne