Mediat amerikane: Presidenti ynë u turpërua nga Putini

Mediat amerikane po diskutojnë mbi samitin e Helsinkit mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Në studiot e CNN po debatohet mbi këtë samit ku po kritikohet rëndë paraqitja e presidentit amerikan, i cili po quhet si i ‘dorëzuar’ para presidentit rus Putin. Një komentuese e ka quajtur ‘të turpshme’ e ‘të përbuzshme’ qëndrimin e Trumpit krahas presidentit Putin. Edhe në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, u kritikua Trumpi i cili tha se krejt çka mund të bënte ishte t’i shtronte pyetje presidentit rus. U tha se Trump nuk ngurron ta konfrontojë Merkelin e Mayin, por nuk po e bën një gjë të tillë ndaj presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Më tej, CNN shtron se Putini dukej se nuk besonte që po qëndronte krahas presidentit të ShBA-ve i cili vazhdimisht e komplimentonte./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne