Mediat amerikane zbulojnë skandalet e papara për pagesa të mëdha të MEK për kongresmenët amerikanë

Media amerikane “Open Secret” e cila merret në mënyrë speciale me çështjen e hyrjes së parave me burime të dyshuara në çështjet politike në Amerikës, gjatë raporti ka zbuar pagimin e 1.4 milionë dollarë kompanisë lobiste “Rosmount” që nga viti 2013 e deri më tani nga ana e grupit terrorist MEK për të ushtruar ndikim mbi politikat e jashtme dhe mbrojtëse të Amerikës.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se sipas këtij raporti i cili në mënyrë të veçantë analizon veprimin e fundit të Michael Mukazi në regjistrimin zyrtar në formën përkatëse me Departamentin e Drejtësisë së Amerikës si lobist i grupit terrorist MEK, ka folur edhe për veprimtarinë tjetër të këtij grupi terrorist dhe ka zbuluar emra të politikanëve të tjerë amerikanë që mbështesin grupin terrorist MEK si Rudi Giuliani, John Bolton dhe Robert Torricelli.

Në vazhdim të këtij raporti janë zbuluar dokumente në lidhje me transaksionet financiare të grupit terrorist MEK me një kompani lobiste në Amerikë që tregojnë se grupi terrorist MEK gjatë viteve 2013-2019 në përgjithësi ka paguar 1.4 milionë dollarë kompanisë “Rosmount” për të ushtruar ndikim mbi politikat e qeverisë dhe të Kongresit të Amerikës.

Vlen të theksohet se këto dokumente janë marrë nëpërmjet drejtorisë së dokumente të përgjithshme nën mbikëqyrjen e Senatit të Amerikës.

Në lidhje me këtë çështje duhet thënë se shumë herë janë zbuluar në media dokumente për pagimin e shumave të mëdha parash nga grupi terrorist MEK për politikanët e ndryshëm amerikane dhe gjithashtu janë zbuluara edhe veprime të tjera të këtij grupi terrorist për të ushtruar ndikim mbi politikanët amerikanë, gjë që kanë ngjallur kritika të ashpra nga ana e mediave dhe figurave politike./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne