Mediat Britanike: Vrasësi shqiptar vazhdon të qëndrojë i patrazuar në Angli (FOTO)

Një vrasës shqiptar në Britani nuk është dëbuar nga vendi, edhe pse çështja e tij ka pothuajse një vit që ka dalë në dritë.

Vrasësi, Selami Cokaj po punon në lavazhin e makinave që zotëron, nëntë muaj pasi u ekspozua për herë të parë nga “The Sun”.

Cokajn e kthyen nga mbretëria në vitin 2009 pasi u zbulua që ai i kishte ikur një dënimi 20-vjeçar me burg në atdhe. Pak para gushtit të 2015-ës, Cokaj arriti të rikthehej në Britani.

43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 paund në vit nga biznesi në Leicester, duke përdorur fitimet për të jetuar në një shtëpi të shkëputur aty pranë, në një rrugë të qetë dhe me gjethe.

Deputeti Philip Davies tha për këtë çështje: “Është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të deportohet menjëherë”.

Cokaj dhe familja e tij besohet të paguajnë për shtëpinë e tyre me qira 1500 paund në muaj dhe kanë një makinë Volvo me vlerë 52 mijë paund dhe një Volksëagen tjetër.

Kur iu afrua gazetari, Cokaj tha: “Nuk kam asgjë për të thënë. Largohu”.

Zyra Kombëtare e Britanisë së Madhe tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Cokajn dhe aktualisht po kërkojmë deportimin e tij.”

The Sun/ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne