Opinion Sociale

Mediat dhe LGBT-ja/ Konteksti amerikan dhe ai shqiptar. Pse nuk pyetët familja shqiptare mbi këtë çështje?

Erion Kotorri

Në vitet 60-70 në SHBA ndodhi ajo që atje quhet “revolucioni kulturor amerikan” ose sic quhet ndryshe “revolucioni seksual i viteve 60-70” ku muzika rrok u bë sintonia e rinisë dhe impakti që kishte tek rinia e asaj kohë ishte aq i madh saqë efektet e saj janë bërë pjesërisht sot pjesë e kultures amerikane dhe prej saj “emigroi” si fillim ne Evropën Perëndimore , më pas në vendet e tjera demokratike, dhe në fund me renien e komunizmit hyri më fuqishëm ky “revolucion” në vendet e ish-sistemit komunist.

Por çfarë ishte ky “revolucion kulturor” ku artistet (shumica të rinjë të moshes 20-30 vjec) ishin promotorët e saj? Muzika rrok e saj kohë promovonte rebelimin ndaj familjes, ndaj kërkesave të llogarise që prinderit kishin ndaj femijeve, rebelim ndaj moralit qe familjet kërkonin ndaj femijeve te tyre, rebelim ndaj prinderve në menyrë që të eksperimentonin dhe të provonin ato qe ne tani i quajme fenomene negative si duhani, alkoli dhe droga. Me muziken e tyre, grupet rrok kërkonin “liri” nga prindërit që të jetonin “të lirë” ne menyrë qe te shijonin bukuritë e jetës, lirinë për të dashuruar, për të berë “qejf” me bashkmoshataret e tyre.

E kush nuk i ka degjuar kenge si “girls just wanna have fun” te Cyndi Lauper apo “I want to break free” te Fred Murcary te asaj kohe. Muzikantet filluan veshjen dhe dukjen ndryshe, konsumonin gjithë kohës drogë dhe kryenin një jetë të shfrenuar seksuale. Rinia, si të paformuar qe ishin, panë tek keta “rockstars” modelin e të jetuarit dhe menduarit. Koncertet rrok filluan të beheshin nje manifestim rinor ku rinia dehej, drogohej, kryente maredhenie seksuale te shfrenuar ne evente te tilla. Ishte koha kur konfliktet e medha prind-femijë u ngritën si çeshtje e rëndesishme.

Diskurset midis sociologevë, psikologevë dhe akademikeve u benë esenciale për të menaxhuar dhe korrigjuar këto konflikte dhe sjellje te të rinjve, pasi efektet negative ishin bërë të renda: varësia ndaj droges dhe jo pak raste vdekje nga mbidoza; shtatëzënitë jashtë martesore dhe në moshë nën-18 ishin rritur në shifra galopante, largimet fshehtas nga shtepia e prinderve drejt metropoleve për të qenë të lirë edhe kjo u rrit.

Por kush e stimuloi këtë rrymë?

Sigurisht media. Ajo me hapësirat e veta, pasqyronte koncerte të tilla, promovonte “lirinë” e tyre, ftonte keta “stars” te promovonin keto liri dhe te drejtat e te rinjve. Por pse mediat duhet t’i jepnin kaq shumë hapesire ketyre “starve” kur efektet e tyre ishin kaq shqetësuese? Shkurt e thjesht- marketingu dhe shikueshmeria. Filmat dhe programet edukuese nuk sillnin shume te ardhura nga rreklamat & sponsorat, por rroku dhe muzika po, pasi ishte risi dhe nje mode e re.

Por, çfare lidhje ka LGBT-ja me “revolucionin kulturor te amerikes”?

Revolucioni seksual atje nxorri haptazi dhe shfaqjet seksuale të homoseksualeve apo lesbikeve (tani LGBT). Impakti i sjelljes se tyre seksuale nuk ishte aq i madh në fillim pasi dhe numri i tyre nuk ishte shume i madh. Por njëe pjese e tyre filluan këtë prirje si pasojë edhe të eksperiencave te tyre ne orgjitë dhe eksperimenteve nen efektin e alkoolit dhe droges.

Psikologet dhe sociologet e asaj kohe e quanin deviance seksuale dhe e trajtonin si një problem psikologjik dhe për këtë arsye bëheshin dhe seanca tek psikologu. Për çudi, ne vitet 90 perseri media me influencen e saj e beri çeshtje komunitetin gay. Ne vitet 90′ u krijuan mjaft organizata gay & lesbike me burime të medha financiare dhe kështu aksesi në media u bë tepër i lehte për të mos thenë u mirepriten. Fundja media është biznes. Si rrjedhoje e efektit mediatik, publiku i gjerë u familjarizua me ketë temë: financimet në filma, seriale, programe të ndryshme ndihmuan ketë gjë sidomos në fund vitet 2000′ .

Filmi komedi i vitit 2007 ‘I pronounce you Chuck & Larry” me aktorin e famshëm Adam Sandler, është një shembull tipik. Ne atë film, gjasme ka dhe kafshë qe jane gay sipas “shkences”. Në keto vite shteti amerikan e vendosi me ligj ketë prirje seksuale si dicka te lindur dhe jo si sjellje e formuar gjate rritjes (pra jo me si divergjence seksuale) dhe me këtë motivacion çdo psikolog apo doktorr që tentonte ta sheronte kete prirje seksuale, denohej me ligj nga shteti. Se në çfarë argumentash shkencore u bazuan, asnjëherë nuk u kuptua. Them argument shkencor, pasi shkenca kur studion diçka , si fillim kryen vëzhgime të matshme dhe te perseritura, analiza shkencore dhe pastaj del në konkluzione shkencore.

Jo me kot, sot darvinizmi quhet teori dhe jo fakt shkencor. Pasi dhe ndryshimi i llojit qe propozoi Darvini as nuk mundet të vezhgohet dhe matet si proces shndërrimi dhe si rrjedhoje as nuk eshte i perseritshem.

Ashtu siç me librat e biologjisë që imponohet ne kurrikulat shkollore teoria e Darvinit si shpjegimi më i afert shkencor i krijimit te jetes, po ashtu me LGBT, ndoshta edhe më keq, me stilin darvinian të të menduarit “ligjin ne xhungel e ben luani” iu imponua me ligj “natyrshmeria” e kesaj prirjeje seksuale. Ashtu, si lobingjet në politike për koncesione ekonomike apo lehtësira per koorporata të ndryshme nën fuqine e parase, po ashtu ne rang shtetesh brenda SHBA-së, martesat gay filluan të legalizoheshin si pasojë e ketyre lobingjeve te organizatave të fuqishme LGBT që nga ana ekonomike merrnin donacione te medha.

Nuk dihej nga i vinin keto burime, pasi shteti amerikan e ka ligjeruar deri diku anonimitetin e donacioneve. Por vet shteti nuk jepte para pasi frika ndaj humbjes së votave prej konservatoreve ishte e madhe, dhe media atje ende s’kishte filluar te sulmonte anti-LGBT, qendronte “ende” asnjanëse. Dhe në fund, në mbarim te 2015 Gjykata Supreme Amerikane e vendosi ne rang federal lejimin e martesave LGBT. Pa kryer ndonjë referendum, pa pyetur grupin më të madh te interesit qe është familja tradicionale dhe normale amerikane.

Që prej atij vendimi, në keto 3-4 vitet e fundit korporatat e medha amerikane të mediave i kanë gjykuar politikanet apo shtetet si të mirë apo te keqinj në bazë edhe të mbështetjes së martesave LGBT. Nese je pro LGBT atëherë je i mire, i emancipuar, demokratik, perëndimor dhe liberal. Por nëse je kunder (apo thjesht s’je pro) quhesh i keq, homofobik, i prapambetur, jo i civilizuar, jo demokratik, dhe jo perendimor. Perderisa ligji amerikan i lejon, atëherë edhe gjithë bota duhet te ndjekë kete model “demokratik”. Nje grup kaq i vogel ne Amerike tani eshte me i mbrojtur se komuniteti indogjen i Amerikes apo grupi tjeter i margjenalizuar afrikano-amerikan, edhe pse ende ka debate te fuqishme se me çfarë logjike sociologjike mund të quhet komunitet ai LGBT-s. Kjo, pasi sa më i fuqishem te jesh ekonomikisht aq me i rendesishem je, aq me shume vemendje ke. Pak a shume siç janë organizatat e ndryshme të tjera nepër botë dhe në Shqiperi.

Per shembull, aq shume organizata civile apo te të drejtave të njeriut ka pasur dhe ka ende Shqipëria, por (ndoshta) vetem njera mbahet më shumë mend në Shqipëri, ajo e levizjes Mjaft. Ne ato kohe, levizja Mjaft kishte mjaft mbeshtetje financiare nga jashte saqë ndonjëherë edhe vetë Ambasada Amerikane ndonjëherë bashkohej apo mediatikisht bashkohej me levizjen. Levizja Mjaft merrte mjaft vëmendje mediatike. Dhe sot kryetari i suksesshem i bashkise se Tiranes, z. Erion Veliaj, i detyrohet deri diku CV-s dhe reklama që i krijoi Mjaft-i. Gjithashtu, organizata (ose fondacioni) shoqeria e hapur ‘Soros’ mund te jetë një tjetër organizatë që fuqinë e ka marre fale aksesit dhe mbeshtjetjes ekonomike qe i vjen nga jashte.

Por te kalojme tek vendi yne dhe LGBT ketu.

Pas, rënies së komunizmit, me hapjen ndaj Perëndimit, mediat shqiptare filluan konkurset e Miss Shqipëria, ku rrallë ishim mesuar me aq lakuriqesi, filmat plot shveshje dhe skena seksuale, kenget me tekstet me të çuditshme seksuale, pornografia që transmetohej që në oren 9 dhe 10 te darkes, programet, filmat, kengët me lakuriqesi që nxitnin epshin mashkullor, droge, alkol, seks dhe banda me armë dhe të shoqëruara me femra te bukura pranë sollën edhe ketu “revolucionin kulturor”. Sa më shumë te zhvillohej dhe fuqizohej media audio-vizive ne Shqipëri, aq më shumë u fuqizua impakti i ketij revolucioni kilturor- dhe sigurisht ai seksual. Sa e sa programe & emisione në Shqiperi, sa e sa herë, kanë nxitur dhe nxisin indirekt shthurjen dhe degjenerimin e rinisë dhe prishjen se familjes.

Edhe efektet negative të atij revolucioni kulturoro-seksual Amerikan u perseriten & po përseriten në Shqipëri.

Familja shqiptare eshte vene ne krize totale.

Fëmijë dhe adoloshentë që drogohen, pijnë alkool dhe duhan sikur thua po konsumojne ndonje limonate apo kruasant. Grindje dhe incidente nga me të rëndat dhe të çuditshmet. Respekti dhe degjueshmeria e prinderve tek shume familje ka rene në zero. Po zero është dhe vemendja ndaj femijëve e mjaft prinderve qe ky “revolucion” i kapi në moshë të re dhe e pervetësuan si një kulture moderne dhe emancipuese.

Sot, një prind konservator s’mund as ta qortojë, e jo me te ndalojë vajzen/djalin e tij të dalë jashtë kornizes morale te familjes tradicionale shqiptare apo ajo fetare. Kjo pasi morali nuk ka më vlerë. Rendësi ka liria dhe e drejta e te rinjve dhe detyrat ekonomike të prinderve. Nese e ndalon djalin të bej si don zhuan nepër diskoteka, shkolla dhe më makinat e bukura quhesh budall ose fetar fanatik. Të ndalosh vajzen tende të “dashurojë” nepër motele, cepa shkollash, apo tek kodrat e liqenit quhesh fshatar, fanatik , malok etj etj.

Dhe atehere kur “liria” seksuale rritet, fillon dhe prezantimi i komunitetit gay.

Për herë të parë ishte ish-kryeministri Berisha që krejt papritur dhe çuditshem propozoi martesat LGBT në 2009. Thua populli ia kishte kerkuar gjatë fushatave elektorale? Më pas ishin mediat, që herë pas herë, na jepnin “lajme” nga bota mbi çeshtjet LGBT. Më pas doli më në fund sheshazi organizata e LGBT Shqiperi me Kristi Pinderin dhe Xheni Karaj. Është ndoshta e vetmja organizate LGBT-sh në Shqipëri dhe ndoshta e vetmja në bote vetëm me dy anetare. Filluan si fillim me marshime me bicikleta: 2 anëtaret, tek tuk ndonjë gay apo lezbike tjetër të fshehur prapa maskave karnavelesh (a ishin gay te ‘frikesuar’ apo pedalist te paguar?) dhe pjesa tjeter te huaj dhe staf ambasadash. Marshimi? Per të luftuar homofobinë në Shqiperi. Se ku e gjeten homofobine ketu, vetem ata e dinë. Në Shqipëri gay apo “dylbera” siç quheshin më përpara në Shqiperine e Mesme ka pasur. Ne Elbasan ka dhe vjersha dashurie për to. A janë tallur me ta? Po. Po ofendime? Po. Por a nuk tallemi ne më te gjithe ata që i konsiderojmë ndryshe?! Apo dhe të ofendojme ata ndryshe? Si prsh qytetari ndaj fshatarit, i pasuri me të varfrin, jugori me veriorin, veriori me jugorin, socialisti me demokratin,demokrati me socialistin apo komunistet, ballistet me komunistet, komunistet me ballistet, ateistet me fetaret, fetaret me atesitet, etj. Te gjitha fenoment tallese, ofenduese, apo siç quhet me termat moderne perendimore bullizmi, jane te gabuara dhe demtuese, por që ndodhin kudo fatkeqesisht dhe nuk arrin ne shkallen e diskriminit si prsh komuniteti Romë dhe ai Egjiptian. A kanë këta statistika dhe raste te studiura të dhunimit te drejtave dhe ndalimit te prirjeve te tyre seksuale? Se për Romet ka çdo vit. Sa studime kanë berë këta? Po avokati i popullit a ka bërë studime? Avokati yne i popullit, Z. Totozani , vetem dy herë është bere pjesë mediatike – nje here vet si individ ku shprehej pro LGBT-së dhe nje here si institucion ku dy perfaqesuese te institucionit te tij u benë pjese e programit “Dua te te bej te lumtur” ku kerkonin t’ia ndanin nje babai fëmijët e tij per tia bashkuar nje familje tjetër, në një skenë qe më shume dukej një gjygji popullor, ku institucioni i avokatit te popullit per “hir te lumturise se femijeve” donte te krijonte precedentin e nje familje anormale. Avokati ynë mesa duket merret edhe me format e reja te familjeve.

Mbas marshimeve të deshtuara vit pas viti per nga numri i pjesmarrjeve të komunitetit LGBT, por jo nga mbulimi dhe hapesira mediatike, organizata e perberë nga dy anetarë, na kerkoi ligjërimin martesave gay-lesbike neper media me motivacionin, që në mënyrë të drejtë gjykata t’ia ndaje pronat kur cifti LGBT ndahet. E kur as kjo s’piu më uje, spotet mediatike pro LGBT neper televezione filluan te shtoheshin. Se ku i gjenin parate këta te dy per tu reklamuar nepër media, asnjë nuk e dinte e ende nuk e dimë. E meqe shqiptaret familjen normale e ka ende te shenjte , pavarsisht se morali ka rene, LGBT gjeti menyren tjeter- ate te fshehur nën reformen për drejtesi që na solli Venecia pertej detit, por qe po kjo Venecia nuk ia ka çuar asnjehere Romes që e ka aq pranë, bile brenda shtetit dhe gadishullit të vet.

Mediat tona qe zakonisht çfarë s’analizojne kur propozohen projekt ligje apo vijne rekomandime nga “miqte dhe partneret nderkombetare” se vunë re atë nenë te fshehur per martesat LGBT. Ligji per martesat s’u miratua, por si kompensim shteti miratoi ligjin ku mbron, jep akses nepër institucione dhe financa LGBT-s.

Sot kemi ligjin per çështjet sociale, ku përparesi për strehim janë komuniteti LGBT. Shteti qe garanton mos diskriminimin vë prioritet një komunitet mjaft te vogel si ai LGBT duke diskriminuar kështu gjithe te tjeret. Muajin e kaluar gjatë debateve per kete ceshtje në komisionet parlamentare, pyetjes se një deputeti se si do e dallojë qeveria nesë është familja apo personi eshte LGBT, perfaqesuesja e Ministrise se Financave tha në bazë ‘vet deklarimi dhe nga shoqatat’ – kur thotë shoqatat i referohet Kristit dhe Xhenit? Tani që shteti financon spotet e tyre, organizata LGBT kaloi në fazen me problematike per një familje tradicionale, ajo e predikimit në shkollë. Fundja pse jo, ligji ia lejon, dhe Kristit dhe Xhenit ia kanë mesuar ligjin shume mirë.

Por a po pyeten familjet qe t’i predikohet kjo lloj gjeje? Kur kryeministri Rama propozoi të fuste në kurrikulat shkollore njohuritë fetare, pavarsisht disa reagimeve nga ateistet, kjo u pelqye nga pjesa tjeter e popullsisë. Fundja, studimi i fesë është në rradhë të parë kulturë, edukatë, keshillë për mirë dhe ndalesë nga e gabuara. Studimi mbi fetë sjell natyrshem hulumtimin personal mbi fetë dhe dogmat shoqerore te saj. Edhe pse mund të mos perfaqafoj një fe, dobi nga morali qe ajo meson i shërben në familje dhe shoqeri njeriut e sidomos te riut të sotem. Por, njerëz me më influence nuk duan shoqeri me parimet morale dhe sociale te nje shoqerie monototeiste (te nje Zoti te vetem te Gjitheditur dhe Gjithemeshirshem) i cili tek ithtaret e tij rrit vetpermbajtje, dhe mbron familjen nga shkaterrimi pasi figura e prindit dhe respekti ndaj tij eshte baza e nje familje. Këta të fuqishem duan nje shoqeri pagane- koha kur homoksesualizmi ishte mode, të nje shoqërie pagane (ku Zota si Zeusi ishin te forte por jo te Gjitheditur dhe te Gjithemeshirshem). Pra, njohurite mbi fetë dhe moralin e tyre s’u arrrit me argumentin se s’mund te na diktoje kush ç’është e moralshme dhe e drejte, e di vet individi. Sociologu i famshem liberalist, Ogyst Konti, pavarsisht se kundershtonte shpesh fenë thoshte nuk duhet asesi te kete nje shoqeri pa Zot, pasi edhe nese ti teorikisht e ” heq” Zotin, individit nuk i ngel më asnje gjë e ndaluar apo e gabuar.

Ateherë, me cfarë të drejtë LGBT na predikon moral dhe se cfarë mund të quhet nje familje e shëndetshme? Apo më keq, te na flasi mbi seksin? Nëse një mesues flet mbi seksin, ai edhe rrezikon pushimin nga puna, por kur na meson LGBT-ja seksin anal me perdorim kontraceptiv quhet edukat dhe natyrshmeri e lindur.

Por, një pyetje mund te ngrej dikush: pse duhet te perdorin kontraceptivin? Kontraceptivin një cift heteroseksual e perdor për të parandaluar nje shtatëzeni te padëshiruar. A mund te ngeli nje gay shtatezene?

Pergjigja dihet: jo. Por kontraceptivi ka dhe nje funksion tjeter, parandalimin e transmetimit të SIDA-s. A e dini kush ka rrezik per ta kapur SIDA? Shkencetaret thone se jane ata njerez qe ndërrojne shume shpesh partneret, kryesisht prostitutat. Ata qe kryejne seks anal, ketu hyjnë gay-t. Pra, ajo qe çdo fe monteiste ndalon. Feja e quan të ndyre aktet seksuale jashte martesore, le pastaj nderrimi i tepert te partnereve, po ashtu edhe seksin anal. Me pak fjalë atë qe feja nuk e quan te natyrshme, e kap SIDA. Nese do ishte në natyrshmerine e njeriut homoseksualizmi, atehere pse trupin i njeriut e kap SIDA, po ashtu siç e kap Kanceri ate qe konsumon vazhdimisht dhe per nje kohe të gjatë duhan dhe alkol? Kjo pasi nuk është në natyrshmerine e njeriut nderveprimi i tille fizik , kimik dhe biologjik.

Arsimi shqiptar qe prej 7 Marsit 1887 ka ne thelb arsimin kombetar dhe kurrikula dhe librat i shërbejnë, në parim, interesit kombëtar shqiptar. Që të jetë i pranueshem, çdo veprimtari brenda shkolles duhet te jetë pershtat tradites, kultures, dhe parime kombetare të popullit shqiptar.

Gjithashtu, shkollat kanë dhe borde prinderish te cilet shprehin dhe kane fuqi dhe mbi aktivitetet jashtë-kurrikulare, menaxhimin e buxhetit te shkolles nga kontribute te ndryshme apo dhe për vleresimin e një mesuesi i cili është në fazë vlerësimi për tu berë mësues definitiv. Kur nje bord prinderish, ka fuqi vendimarrje mbi aktivitetet jashtë-kurrikulare, në mirëfunksionimin e shkolles dhe atë për vlerësimin e mesuesit, pse nuk pyetet per keto projekte qe zhvillohen me femijet e tyre nga keto organizata? Apo Media? Pse nuk i jep hapesire mediatike prindërve të shprehen mbi ketë çeshtje mjaft të ndjeshme, siç i lihet komunitetit LGBT te shprehet?

Media si instrument i fuqishem duhet të jetë më objektive mbi rolin e saj perçues. Ajo duhet t’i ofrojë më shumë hapësire mendimeve të njerëzve të ndryshme siç jane ata konservatorë dhe jo t’i konsideroj nje fare “armiku i klases” liberale, pasi keshtu krijon hapesira margjinalizimi ose rebelimi ndaj atij komuniteti. Uroj qe mos te jete kjo ajo që synohet. Pasi siç thotë Malkom X: Media ka aftesinë të bëj dhunuesin si të dhunuar dhe të dhunuarin si dhunues, kjo pasi ajo ka fuqi mbi masat.

Kështu, qe besoj se është me rëndesi që të pyeten të gjithë aktorët për çeshtjet sensitive, përndryshe nga një esktrem fatkeqësisht mund të kalohen ekstreme tjera. Ti rrimë larg gjithë llojeve të ekstremeve dhe te degjohen te gjithe palet- nese duam ta quajmë vendin tone një vend demokratik.

OPINIONE