Mediat italiane: Mes viktimave të tërmetit në Durrës, edhe e fejuara e djalit të Ramës

Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave të tërmetit tragjik në Shqipëri është edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama.

Sipas TGCOM 24, Greg Rama ka humbur të fejuarën e tij, pasi u gjet e vdekur nën rrënoja.

“Tërmeti në Shqipëri, vdes e fejuara e djalit të kryeministrit”, shkruan TG24 në titrat e lajmeve, siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme.

Më herët, djali i kryeministrit shkruante në “Instastory” se mes viktimave është një e afërme e tij.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllain e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, shkruante Gregor Rama.

Në media u konfirmua se bëhet fjalë për Kristi Reçin, studenten e mjekësisë, e cila u identifikua si një prej viktimave të identifikuara të tërmetit në Thumanë.

Por siç duket, mediat italiane kanë shkuar më tej, pasi sipas tyre viktima nuk është thjesht një e afërme, por e fejuara e djalit të kryeministrit./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne