“Mediat ndërkombëtare publikojnë shpifje të organizatës terroriste”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me pretendimit në lidhje me këtë çështje. Ai i cilësoi pretendimet në disa organe mediatike ndërkombëtare si “shpifje të poshtra” të bëra nga organizata terroriste dhe shtoi se Turqia refuzon kategorikisht këto shpifje.

“Nuk ekzistojnë armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”, theksoi Aksoj dhe shtoi: “Vendi ynë është palë në Konventën për ndalimin e zhvillimit, të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit të armëve kimike dhe për shkatërrimin e tyre që nga viti 1997. Turqia është gjithashtu palë në të gjitha instrumentet themelorë ndërkombëtarë në fushën e ndalimit të përhapjes dhe kontrollit të eksportit të tyre. Në këtë kontekst, Turqia i përmbush të gjitha detyrimet e saj”.

Në deklaratë zëdhënësi Aksoj bëri të ditur se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk ka filluar asnjë “hetim” në lidhje me pretendimet dhe nuk ka bërë asnjë informim në lidhje me besueshmërinë e pretendimeve.

Edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisëshkroi se pretendimet se “Forcat e Armatosura Turke kanë përdorur armë kimike” janë plotësisht të pavërteta.

Në deklaratën e Ministri shkruhet: “Municionet e ndaluara me ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare nuk përdoren nga Forcat tona të Armatosura. Ky lloj municioni nuk është i përfshirë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne