Rajoni Shqiperia

Mediat në Shkup zbulojnë dokumentin; krijohet grupi kundër negociatave në BE: Shqipëria dhe Maqedonia nuk janë gat

Agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax, raporton se ka siguruar një dokument që po qarkullon në zyrat e Brukselit dhe që pritet të ndikojë në vendimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas raportimit, një grup shtetesh brenda Bashkimit Evropian janë shprehur kundër hapjes së negociatave me dy shtetet ballkanike.

Sa i përket vendit tonë, dokumenti ngre shqetësime për mungesën e rezultateve të ligjit të vetting-ut, korrupsionit të lartë në administratë dhe përpjekjeve të pakta për goditjen e krimit të organizuar.

“Në këtë kontest, ne konsiderojmë se kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë përmbushur”, shkruhet në dokumentin e publikuar nga ‘Makfax’.

Nuk dihen ende shtetet që kanë hartuar këtë dokument, por dyshimet janë se pas tij qëndrojnë shtete të fuqishme si Holanda, Gjermania, Franca dhe Spanja. Ndërkohë, shtetet lindjes dhe të jugut të Evropës, Polonia, Çekia, Austria, Italia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia, kanë dhënë mbështetje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.