Bota

Mediat saudite dhe të EBA sulmojnë emirin e Katarit për shkak të mbështetjes ndaj Iranit

Mediat e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe nga e mërkura kanë filluar sulme të ashpra kundër emirit të Katari duke akuzuar atë për krijimin e përçarjeve mes vendeve arabe për shkak të mbështetjes ndaj marrëdhënieve me Iranin.

Sheik Tamim bin Hamd Ale Thani të mërkurën kishte thënë: “Baza ajrore e Amerikës “Al-Adid” ka mbrojtur Katarin përball ambicieve të vendeve fqinjë. Veprimet tensionuese kundër Iranit gjithashtu janë gabim, sepse Irani është një faktor shumë i rëndësishëm dhe kyç në rajon, ndërsa Hezbullahu dhe Hamasi konsiderohen lëvizje të rezistencës dhe jo grupe terroriste…” Pas publikimit të kësaj deklarate mediat e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të bashkuara kanë filluar sulme të gjera kundër emirit të Katarit./ PT

OPINIONE