Mediat turke raportojnë për përgjigjen që Haradinaj i ktheu Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tri herë radhazi e kritikoi kryeministrin, Ramush Haradinaj, për vendimin rreth shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashin.

Mirëpo, dje për herë të parë Haradinaj vendosi që t’i reagoj Erdoganit. Në një organizim për Skënderbeun ai sugjeroi të parin e Turqisë që mos të merret me cështje të brendshme të Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15 për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars”, shkruan versioni anglisht i medies turke, Hurriyet.

Vlen të theksohet se për kritikat e Erdoganit dhe reagimin e Haradinajt i kanë transmetuar edhe medie të fuqishme botërore. Ëashington Post përcjellë po ashtu mesazhin e Haradinajt nga evenimenti për nder të 550 vjetorit të heroit Skënderbeut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne