Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen, teksa asnjëra palë nuk bën një hap pas për sheshimin e situatës.
Mediet greke raportojnë këtë pasdite se Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren, duke dërguar anije ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.
Siç theksojnë mediet greke, marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.
“Turqia po bllokon zonën në veri të Qipros për një stërvitje të vërtetë zjarri”, thuhet mes të tjerash në shkrimin e publikuar nga media greke./BW