Medvedev: Rajoni i Detit të Zi është pasuria jonë e përbashkët

Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev në Stamboll deklaroi se rajoni i Detit të Zi është pasuri e përbashkët dhe dëshiron që këtë rajon ta shndërrojë në gjendje stabiliteti dhe mirëqenie, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) e cila numëron 12 anëtarë të përhershëm në Stamboll mbahet Samiti i liderëve.

Medvedev theksoi se para tyre gjendet një periudhë e rëndësishme dhe se kanë biseduar edhe për atë se çfarë mund të bëhet në të ardhmen.

Kryeministri rus përkujtoi se për këtë ekziston mekanizëm për veprim të përbashkët të BSEC dhe se organizata vazhdon të bashkëpunojë në shumë sektorë.

Ai tha se në sektorin e tregtisë mund të vendosin qëllime ambicioze, por theksoi edhe për rënien e vëllimit të tregtisë në kuadër të BSEC-së.

“Këtu ka ndikim faktori i jashtëm, po shkaku në masë të konsiderueshme lidhet me mungesën e investimeve. Të gjithë i japim kujdes që të rritet ky vëllim i tregtisë dhe investimeve. Çdo vend ka mundësi kur është fjala për bashkëpunim. Marrin pjesë në procese të lehtësimit të tregtisë”, tha Medvedev.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne