“Megaoligarkët tuaj hanë në lugë të florinjtë”, deputetja-qeverisë: Varfëruat shqiptarët, tani bëni si babaxhanë dhe zeroni taksat për vota!

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, akuzoi qeverinë nga foltorja e Kuvendit se ka nisur sërish mashtrimet ndaj qytetarëve për të marrë votën e tyre më 25 prill.

Deputetja deklaroi se qeveria nuk bëri asgjë për qytetarët e për biznesin e vogël, ndërsa tani që po nuhasin erën e humbjes, bëjnë si babaxhanë dhe zerojnë taksat.

“Filloi propaganda juaj e mashtrimit për vota, por si do e gënjeni ju populloni, që po e ssyrgjynosni nga sytë këmbët. Vazhdoni të mashtroni me pretime të pambajtura dhe tani që u afruan zgjedhjet dhe po nuhasni erën e humbjes, ju leverdis të gënjeni. Tani na dolët babaxhanë e po zeroni taksa, ju që i morët frymën biznesit.

Çfarë bëtë ju, kur pandemia uli qepenat e bizneseve të vogla? Në fakt kishit një skenë shumë fitimprurëse për oligarkët tuaj dhe varfërimin e shqiptarëve. Megaoligarkët tuaj hanë në lugë të florinjtë, ndërsa ju bëni sikur hiqni taksat për bizneset. Kjo që po bëni ju është hipokrizi për joshje për vota”, tha Dhimitri./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne