Mehter, banda ushtarake osmane del në kufirin Turqi-Siri, në përkrahje të ushtarëve turq

Banda ushtarake osmane Mehter luajti sot marshet dhe himnet e vjetër osmanë për ushtarët turq që po marrin pjesë në operacionin Dega e Ullirit.

Banda Mehter është banda më e vjetër ushtarake në botë. Programin e kreu në lagjen Reyhanlı në Hatay përgjatë kufirit turko-sirian. Bashkia Hatay organizoi këtë shfaqje si një mbështetje për trupat ushtarake turke.

Disa ushtarë filmuan performancën me telefonat e tyre dhe në fund të programit bënë edhe fotografi me grupin. Në program përfshiheshin një numër i madh himnesh dhe marshesh si “Pushtimi” dhe “Malazgirt”.

Të shtunën, Turqia nisi operacionin Dega e Ullirit për të larguar njësitë e PKK-së (YPG) dhe terroristët e Daesh-it nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufirit turk, si dhe për të mbrojtur popullin sirian nga mizoritë e terroristëve.

Operacioni po zhvillohet në kuadrin e të drejtave të Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtën e vetëbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe respektimin e integritetit territorial të Sirisë, tha ai.

Ushtria tha gjithashtu se po i kushtohet një “vëmendja më e madhe” mos dëmtimit dhe ruajtjes së civilëve.

Afrini ka qenë një strehë e madhe për YPG-në që prej korrikut të vitit 2012, kur regjimi i Asadit u largua nga qyteti duke e lënë atë në dorë të grupit terrorist pa luftë./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne