MEK paguan zyrtarët e SHBA-së, po ku i gjejnë gjithë këto para azilantët iranianë?

nga Daniel Tovrov.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti Amerikan i Thesarit ngriti hetime ndaj disa ish-zyrtarëve të cilët ishin paguar nga Muxhahedin Khalq ose MEK, një organizate iraniane e renditur më parë zyrtarisht si një organizatë terroriste.

Hetuesi i ish guvernatorit të Pensilvanisë, Ed Rendell, ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh dhe gjenerali në pension Hugh Shelton kanë hedhur dritë mbi disa veprimtari të zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë edhe ish kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudi Giuliani dhe guvernatorin e Vermontit Howard Dean si dhe organizatat që ata kanë mbështetur publikisht.

MEK është ende në listën e terrorit. Ligjet për ta zbatohen ende. Financimi e tyre tani është i jashtë ligjshëm, në kuptimin e plotë të fjalës, tha Trita Parsi, themeluesja e Këshillit Kombëtar Amerikan për Iranin, një organizatë me bazë në Uashington.

Shuma aktuale që u paguhet këtyre zyrtarëve është e paqartë, por duke gjykuar nga tarifat që u janë dhënë individëve të caktuar, totali mund të llogaritet në miliona. Për shembull, Rendell thuhet se ishte paguar me 150,000 dollarë për shtatë apo tetë fjalime, sipas raportimeve. Giuliani, i cili foli në një konferencë në Paris në emër të figurave të rezistencës iraniane së bashku me 18 të ftuar të tjerë ndërkombëtarë, dihet se jane paguar me nga 100,000 dollarë për një dalje të vetme dhe nganjëherë u jane dashur edhe avionë privatë për ti dërguar nëper vendet e fjalimeve.

Ish-zyrtarë të tjerë amerikanë thanë për New York Times se mbështetësit amerikanë të MEK-ut kanë marrë nga 15,000 deri në 30,000 dollarë për fjalim, ndërsa disa të tjerë thanë se ata i bëjnë daljet publike falas.

Ku i ka gjetur gjithë paratë, 25 vitet e fundit, një organizatë e bazuar në një kamp refugjatësh në Irak? Ndërsa MEK ka organizuar mitingje dhe fushata për ta larguar grupin nga lista e terrorit, organizata asnjëherë nuk e ka shpenzuar shumën e parave që ka siguruar gjatë gjithe vitit të mëparshëm.

Aktualisht, ka zëra se shërbimi sekret izraelit paguan MEK-un për të kryer vrasje të shkencëtarëve iranianë bërthamorë. Tre zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë amerikane njoftuan në NBC se Mossad kishte trajnuar dhe paguar militantët e MEK-ut për të kryer një seri sulmesh me bomba kundër objektivave si Mostafa Ahmadi Roshan, një profesor i kimisë universitare që kishte edhe funksionin e drejtorit te objektit të pasurimit të uraniumit në Natanz të Iranit. Ai u vra në Teheran në muajin janar, pasi dy sulmuesit të hypur në një motor i ngjitën një bombë magnetike makinës së tij pezho 405.

MEK i quajti këto pretendime të pavërteta, por Izraeli as nuk i ka mohuar as nuk e ka konfirmuar përfshirjen në këto veprimtari.

Nëse raporti i NBC-së është i vërtetë, Izraeli nuk rezulton të jetë qeveria e parë që ka paguar për veprimtarinë ushtarake të MEK-ut; nga viti 1980 deri në pushtimin e Irakut në vitin 2003, MEK u financua nga Saddam Husseini. Duke ndjekur thënien, armiku i armikut tim është miku im, MEK u bashkua me Sadamin gjatë luftës Iran-Irak dhe luftoi mizorisht kundër forcave të Ajatollahut. Në vitin 1986 MEK ndërtoi kampin Ashraf, selinë e tij të përhershme që ndodhet rreth 55 milje në veri të Bagdadit.

Disa vlerësojnë se Sadami e pagoi MEK-un me mbi 30 milionë dollarë në muaj për të paktën 10 muaj, ku një pjesë e madhe parash dyshohet se u siguruan nga programi i dështuar i OKB-së naftë për ushqim. Shërbimet e MEK-ut përfshinin edhe sulmet ndaj kurdëve dhe rebelëve shitë në Irak.

Për më tepër, gjatë Luftës Iran-Irak, kreu i MEK-ut Masoud Rajavi, gruaja e të cilit Maryam Rajavi aktualisht drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ose NCRI-në, krahu politik i MEK-ut, mendohet se mori kontrollin e të gjitha aseteve, zotërimeve dhe madje edhe pasaportat e tyre kështu që anëtaret e organizatës nuk mund të largoheshin nga kampi Ashraf.

Prej vitit 1978, kur u bëra mbështetës i MEK-ut, dhe deri në 1996 kur u largova nga grupi, si pasojë e përdorimit te teknikave të ndryshme të manipulimit të mendjes, u detyrova t’i jepja gjithçka që më kërkonin, shpjegon Masoud Banisadr, ish-zëdhënës i MEK-ut dhe kushëriri i dytë i Abolhassan Banisadrit, presidenti i parë i Republikës Islamike.

Fillimisht hoqëm dorë nga pasuria, sendet me vlerë, nga të dashuruarit, lidhjet që kishim me vendin tonë, familjet dhe miqtë tanë në Iran. Në momentin kur të gjithë anëtarëve ju kërkua që të divorcoheshin, une humba dashurinë e jetës sime. Gruan time të dashur dhe fëmijët e mi nuk munda t’i shihja për gati gjashtë vjet. Kam humbur një pjesë të shëndetit tim dhe shumë herë kam qenë në buzë të vdekjes për ta.

Në vitin 2003, përpara se Bashkimi Europian ta nxirrte MEK-un nga lista e organizatave të terrorit, Maryam Rajavi dhe rreth 160 muxhahidinë të tjerë u arrestuan nga policia e anti terrorit në një qytet të vogël jashtë Parisit. Autoritetet konfiskuan rreth 8 milionë dollarë para të thata, për të cilët Trita Parsi besonte se ishin disa nga fondet e fundit të mbetura të Sadam Huseinit. Të gjithë të dyshuarit u liruan shpejt dhe rasti përfundimisht u harrua.

Në ndjekje të parave

MEK u vendos nga Departamenti i Shtetit në listën e organizatave të huaja terroriste në vitin 1997. Mbështetësit e MEK-ut mendojnë se ky ishte një veprim politik i dështuar nga administrata e Klintonit për të zbutur marrëdhëniet me Teheranin. Pavarësisht kësaj, organizata tani thotë se është një lëvizje paqësore dhe demokratike, aleate me SHBA-në në mosbesimin e saj ndaj regjimit iranian dhe programin bërthamor të Iranit. Një numër zyrtarësh amerikanë, duke përfshirë edhe Freehin, drejtorin e FBI-së gjatë kohës kur u hartua lista e terrorit dhe një numër oficerësh ushtarakë të rangut më të lartë, kanë mbështeturtë MEK-un dhe kanë lobuar për largimin e tij nga lista e terrorit.

Një hetim i vitit 2004 nga FBI zbuloi një veprimtari të fshehtë të mbledhjes së fondeve. Sipas raportit, shumat e majme të parave që ishin siguruar nga celulat e MEK-ut në Los Anxhelos dhe Uashington, transferoheshin jashtë shtetit përmes një operacioni ndërkombëtar të pastrimit të parave. Në këtë levizje përdoreshin llogari bankare në Turqi, Gjermani, Francë, Belgjikë, Norvegji, Suedi, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë një kohe të shkurtër, MEK drejtoi gjithashtu edhe disa organizata bamirëse të quajtura Komiteti për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihma e Iranit, me anë të së cilave pretendonte se mblidhte para për refugjatët iranianë të persekutuar nga regjimi islamik. Më vonë u zbulua se paratë shkonin për një krah ushtarak të MEK-ut, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

I gjithë hetimi mundi të përfshijë vetëm disa nga burimet e financimeve të MEK-ut. Për më tepër, përkrahësit e MEK-ut do të pohonin se në rast se ishte e vërtetë, këto praktika ishin bërë vetëm gjatë një periudhe të shkurtër të mëparshme kur organizata ishte plotësisht militante dhe qëndronte nën mbrojtjen ushtarake të SHBA-së në Irak.

Pothuajse të gjithë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që mbështesnin heqjen e organizatës nga lista e terrorit nuk u paguan nga MEK, por nga organizatat kulturore iraniane amerikane si Bashkësia Amerikane e Iranit në Teksasin e Veriut dhe Shoqata Kulturore Amerikane e Misurit. Ky lloj rrjeti jo-fitimprurës ishte mënyra më e mirë për të menaxhuar fondet e MEK-ut. Sipas ekspertëve, paratë e siguruara nga donatorët nëpër Europë u dërgoheshin individëve në Shtetet e Bashkuara, pastaj organizatave dhe më në fund u jepeshin politikanëve amerikanë. Megjithëse është pak e komplikuar, sipas ligjit federal ende konsiderohet veprimtari e paligjshme.

Në Evropë është shumë herë më e lehtë të qarkullosh para, pasi MEK nuk është më nën vëzhgim, tha Parsi.

Nga këto që përmendëm momentalisht nuk mund të ketë ndonjë interes të vecantë. MEK ka ngritur një padi federale, nga e cila ka të ngjarë që Departamenti i Shtetit të shqyrtoje zyrtarisht statusin e organizatës brenda 30 ditëve. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha gjithashtu se një transferim i suksesshëm nga kampi Ashraf për në ish kampin ushtarak të SHBA-së, kampin Liberty, zhvendosje e cila aktualisht është duke u zhvilluar, do të ndihmojë në përshpejtimin e heqjes së organizates nga lista e terrorit. Nëse ndodh kjo, ish-politikanët si Giuliani, ish-Sekretari i Sigurisë Tom Ridge dhe ish ambasadori i OKB-së John Bolton do të vazhdojnë të bëjnë avokati për MEK-un pavarësisht kritikave dhe pasojave të mundshme ligjore./ibtimes/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne