Memoriali, David Philips sulmon ashpër Ramën për Erdoganin: as në dasëm nuk duhej t’i shkonte!

Memoriali i të rënëve turq në grusht-shtetin e meskorrikut 2016, ngritur në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ka rikthyer një ndër ndër emrat më anti-turk të jetës publike amerikane, analisti amerikan David Phillips, njeriu që më së shumti dhe tejet ashpërsisht, ka sulmuar raportet e afërta Rama – Erdogan.

I intervistuar nga VOA, profesorii Universitetit të Kolumbias, ka sulmuar sërish shefin e qeverisë shqiptare për afërsinë e tij me Erdoganin, deri duke i kujtuar pjesëmarrjen në dasmën e të bijës.

“Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale.

Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Ramës.

Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri”, thotë Philips.

Më pas ai sulmon ashpër dhe Erdoganin, duke thënë se e ka kthyer Turqinë në një gulag gjigant.

“Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti.

Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant.

Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent”, tha Philips. /tesheshi

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne