Mentor Kikia sulmon ezanin dhe xhamite

Gazetari Mentor Kikia ne nje status ne facebook ka sulmuar sot ezanin dhe xhamite. Ne shkrimin e tij provokativ dhe me plot tendence antislame, gazetari pretendon fillimisht se nuk eshte islamofob, por menyra tendencioze se si islamofobi Kikia shkruan lidhur me ezanin e xhamive tregon qarte islamofobine e tij. Ne statusin e tij ai ve ne diskutim ezanin, thirrjen e hoxhes qe fton besimtaret per te shkuar ne xhami, nje nga ritet baze te besimit islam. Madje ai e quan ezanin e xhamive edhe si nje forme terrorizimi per te tjeret.

Mentor Kikia me mire le te merret me politike se sa te fute hundet ne besimin e muslimaneve shqiptare. Hallet e popullit shqiptar nuk jane ezani, xhamia, hoxha apo kisha. Kikia le te merret me korrupsionin e thelle qe ka zaptuar vendin, vjedhjen qe po i behet qytetarit shqiptar ne te gjitha drejtimet, largimin e rinise, shkaterrimin e demokracise dhe papunesine ne rritje. Megjithate, per gazetarin islamofob, i cili para disa kohesh u perzu si i paafte nga TCH, islami, ezani, xhamia, minarja, hoxha dhe besimtari musliman shqiptar jane objektivat qe duhen goditur, percmuar dhe luftuar. Mentor Kikia ben mire qe te hyje ne xhami dhe ti falet Allahut per gjynahet qe po ben duke i rene ne qafe hoxhallareve me statuse dhe shkrime islamofobe, nje fenomen me te cilin muslimanet kane kohe qe perballen.  Duke hyre ne xhami, islamofobi Kikia mbase edhe e ndryshon botekuptimin e tij negativ qe ka per ezanin dhe Islamin.

 

Statusi i plote i Mentor Kikise:

 

A është prishje e qetësisë publike “Ezani” që këndon radioja e xhamisë?

Nuk jam islamofob! Besoj në Zot, por besoj sipas mënyrës time, pa shkuar as në kishë, as në xhami. Por doja të dija, a konsiderohet prishje e qetësisë publike “Ezani” që transmeton radioja e xhamisë së lagjes në pikë të mëngjesit, me një volum që nuk i fshihesh dot as në pusetë? Përse duhet të zgjohem çdo ditë në pesë të mëngjesit kur nëpunësi i xhamisë të ndezë radion me ca artoparlante qe te zgjojne edhe po te jesh ne koma? A nuk ka forma më paqësore të ushtrimit të besimit, pa terrorizuar të tjerët?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne