Bota Shqiperia

Mercenarë shqiptarë luftojnë në krah të ekstremistëve ukrainas, akuzohen edhe për përdhunime

Luftëtarë shqiptarë të përfshirë në konflikte jashtë vendit nuk ka vetëm në Siri e Irak, ku ata u janë bashkangjitur xhihadistëve të Shtetit Islamik. Gazetari hollandez Stefan Huijboom, në bashkëpunim me korrespondentin e ABC Neës Vincent Triest kanë zbuluar se shumë shtetas shqiptarë janë përfshirë në krahun e ekstremistëve ukrainas.

Shifra të sakta për numrin e tyre nuk ka, pasi autoritetet vendase dhe bataljonet ekstremiste nuk pranojnë të japin informacione. Por ABC News ka zbuluar se shumë luftëtarë shqiptarë u janë bashkangjitur forcave proqeveritare të Kievit në betejën kundër rebelëve prorusë. Ata janë të shpërndarë në të paktën dy bataljone, me ekstremistët e djathtë të Pravi Sektarit dhe batalionin Azov. Vetë zëdhënësi i batalionit ekstremist të Pravi Sektarit, Alla Megel e pohon këtë fakt.

Ai shprehet se mercenarët shqiptarë kanë hyrë në Ukrainë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk janë të pajisur me viza për të qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Pravi Sektar nuk ka një shifra të sakta të mercenarëve të huaj që luftojnë përkrah tyre, pasi ata nuk regjistrohen.

Praninë e mercenarëve shqiptarë e pohon edhe një instruktor i batalionit tjetër, Azov, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ai u shpreh se ka takuar disa shqiptarë që luftojnë në krah të këtij batalioni.

Zbulimet përforcohen edhe nga burime të tjera, sipas të cilave mercenarët shqiptarë kanë marrë pjesë edhe gjatë përplasjeve të armatosura në aeroportin e Danjeckut, ku Pravi Sektar ka qenë një nga batalionet më aktivë në zaptimin e aeroportit. Edhe ministri i mbrojtjes i Republikës Danjeckut, Igo Strellkov pranoi se kishte dëgjuar për shqiptarët që luftojnë krah forcave qeveritare ukrainase, por tha se nuk mund t’a konfirmonte këtë lajm.

Këtë lajm e përforcojnë edhe mediat ruse, ku thuhet se shqiptarët kanë përdhunuar 22 gra në Berdjansk. Lajmi qarkulloi fillimisht në portalet ruse, ndersa gjurmë të këtij lajmi gjenden edhe në rrjetin social Twitter.

Prej dy vitesh Ukraina është e përfshirë në luftë me zonat me popullsi ruse të cilat nuk duan që zonat e tyre në lindje të Ukrainës të jenë nën sundimin fashist të Ukrainës.