Mercenarja “Mother Jones”, zbërthimi i një trillimi me regji nga Tirana dhe skenar nga rrjeti sorosian

Revista e ekstremit të majtë në Amerikë “Mother Jones” publikoi dy ditë më parë një artikull të dytë lidhur me partitë politike në Shqipëri, dhe sërish në qendër të “investigimit” të saj ishte dyshimet për lobime në SHBA me ndihmë ruse. Ajo që në fakt bie në sy menjëherë në shkrimet “investiguese” ( nëse mund të quhen të tilla) të “Mother Jones” është fakti se në target të sulmeve qëndrojnë partitë politike në opozitë në Shqipëri, gjë e cila hedh direkt dyshimet e para për “shkrime me porosi”. Pasi ,nëse do flitet për lobime me pagesë në SHBA me ndihmë “lindore”, në krye në fakt do të qëndronte partia në pushtet, lidhje për të cilat nuk mungojnë as dokumentat. Por përtej kësaj pike që nuk është në thelb të këtij shkrimi ( për të cilën padyshim do thellohemi më shumë në shkrimet pasardhëse) vlen të theksohet se shkrim i dy ditëve më parë i “Mother Jones” ishte kokë e këmbë një trillim i mbështetur mbi të ashtëquajtura “dyshime” apo “burime të besueshme”, pa dhënë në asnjë rresht të “investigimit”, fakte të një lidhje të mundshme mes LSI-së dhe kompanive të dyshimta ruse. Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones jep pa fund material për një kompani guackë me qendër në Qipro, e quajtur “Dorelita Limited” , por në asnjë rresht të shkrimit nuk fakton se kjo kompani ka lidhje me LSI-në. Më poshtë do analizojmë çështjet kryesore të shkrimit të Mother Jones dhe do të zbërthejmë se nuk kemi të bëjmë aspak me një investigim, përkundrazi artikulli duket qartazi që është një orkestrim me regji e skenar nga zyra e pushtetit në Tiranë dhe me produksion nga rrjeti sorosian. Lidhja me Fondacionit Shoqëria e Hapur e kontrolluar nga Soros me “Mother Jones” është e faktuar, pasi revista është filial i Fondacionit për Progresin Kombëtar, organizata ombrellë e krahut të majtë. Të gjitha të dhënat për këtë lidhje janë të faktuara në faqen zyrtare të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur Soros, ku nuk mungojë as shifrat e miliona dollarëve të dhëna për këtë revistë e në tërësi për FNP-në e konsorciumin e medias, një tjetër “kërpudhë” në regjimin sorosian.

Shkrimi dhe analiza

Në shkrimin e firmosur nga Dan Friedman dhe Hannah Levintova me titull: “Por, cili e pagoi realisht Buck McKeon për të influencuar në dobi të një partie politike shqiptare?”, revista “Mother Jones” nënvizon së pari se një vit më parë Howard “Buck” McKeon, një ish-kongresmen republikan u punësua për të lobuar për një parti politike shqiptare, e cila kërkonte akses në administratën e Trump dhe tek republikanët në Kongres. Deri këtu nuk ka asgjë anormale, pasi çdo parti politike ka të drejtë të lobojë sipas ligjit dh eta deklarojë këtë lobim në formë transparente në KQZ. Kjo ka ndodhur edhe me LSI, parti e cila ka kryer vetëm një pagesë prej 15 000 USD drejt llogarisë së McKeon Group, e kryer përmes sistemit bankar dhe e deklaruar në Komision Qëndror të Zgjedhjeve, sipas ligjit për partitë politike në Shqipëri.

E pikërisht pas kësaj pike, shkrimi i “Mother Jones” nis me dyshimet e pabaza, ku thuhet se,: “shumica e punës e kompanisë së McKeon u pagua nga një kompani guackë me qendër në Qipro, e quajtur “Dorelita Limited”. Lidhja u realizua nga një avokat resident në Qipro, i specializuar në krijimin e kompanive guackë, i lidhur me disa oligarkë të famshëm rusë.Megjithatë, kompania e tij guackë kontrollohet, të paktën në letër, nga një avokat me qendër në Athinë, i cili në të shkuarën ka këshilluar disa miliarderë grekë me një të shkuar të dyshimtë. Burimi i parave që kaloi nga “Dorelita” tek “McKeon Group”, kompania e lobimit që McKeon krijoi në vitin 2015 pasi u largua nga kongresi, mbeten enigmë. Ky, në fakt, mund të jetë elementi më i rëndësishëm. Këto marrëdhënie ngrenë dyshime se kush pagoi për lobistët amerikanë në emër të një partie të vogël shqiptare të quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim (e njohur shkurtimisht si LSI), në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje misterioze përbën një tjetër shembull se si interesa të dyshimtë përdorin entitetet guackë, për të ndikuar në politikën amerikane mbi politikat e SHBA-së në Ballkan

Faqa zyrtare e Fondacionit ku theksohet mbeshtetja me grante për Mother Jones

I gjithë ky pasazh në artikull krijon një lidhje mbi bazën e supozimeve, pa asnjë fakt apo dokument. Thjesht revista mbi bazën e “onorareve” të kënaqshme të marra nga “Father Soros” është munduar të krijojë një skenar sa më të besueshëm , duke përcjellë një lidhje imagjinare mes një kompanie offshore, kompanisë së McKeon dhe LSI-së. Në asnjë shkronjë të tekstit, revista nuk fakton dot më të voglën lidhje mes kompanisë “Dorelita” dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por për të zbërthyer edhe më shumë këtë “shkrim-shpikje” do na duhet të zbresim më poshtë në artikullin e “Mother Jones”.

Kështu në shkrimin e saj “Mother Jones” shkon deri në analizë të situatës politike në vend në muajt mars-prill 2017, kohë kur opozita ndodhej në çadër e ndërsa marrëdhënia PS-LSI ishte në tension. Por përshkrimi i kësaj situate nga “Mother Jones” duket sikur është shkruar nga zyra e Kryeministrisë, pasi të njejta “ide” që u përcollën nga PS për atë situatë pas prishjes së aleancës me LSI, janë të hedhura në artikullin e revistës amerikane. Madje revista përmend edhe raportin e “Freedom House” i bërë së fundmi, ku sërish “dora sorosiane” pati ndikim të fuqishëm tek përcaktimi i situatave politike dhe ecurisë së vendit gjata vitit 2017.

Në pjesën e mëposhtme të shkrimit të revistës amerikane del qartazi se “investigimi” është në fakt një “shkrim me porosi”. Kështu “Mother Jones” thekson se: “Është shumë interesante ajo që ndodhi me “McKeon Group”, pasi kjo e fundit lajmëroi në shkurt 2017 se kishte ndërprerë kontratën e saj të lobimit me LSI. Muajin pasardhës, në 24 mars, “McKeon Group” firmosi një tjetër kontratë të nënshkruar nga Fidetzis, këtë herë për të lobuar për llogari të “Dorelita Limited”, e cila deklaron si adresë të saj primare të njëjtën adresë në të cilën ndodhet zyra e avokatisë së Fidetzis në Athinë”. Në këtë pikë vetë revista e pranon, ashtu sic LSI ka sqaruar në reagimin zyrtar me e-mail  me “Mother Jones” se kontrata me “McKeon Group” është ndërprerë në shkurt të 2017-ës . Por për të krijuar “lidhjen e dëshiruar” me kompaninë offshore dhe LSI ( asnjëherë e faktuar), Mother Jones vë në lojë “burimet”, duke rënë vetë në grackën e rreshtave të saj.  “ Një burim i afër me Fidetzis bën të ditur se “McKeon Group” ka vazhduar të lobojë për llogari të LSI-së, këtë herë përmes pagesave të mbërritura nga një entitet i ri. Kontrata e re, e vlefshme për një vit, ishte tre herë më e lartë se ajo që “McKeon Group” kishte më parë me LSI, plot 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzime të ndryshme.Burimi ynë bëri gjithashtu të njohur se kontrata e “Dorelita”-s kishte si qëllim të siguronte aksesin e Metës tek Trump, në formën e një takimi apo të një fotoje. Kjo përpjekje dështoi.”.

Në këtë pasazh, Mother Jones fillon trillimin e lidhjes së supozuar mes kompanisë “Dorelita” dhe Lëvizjes Socialiste ëpr Integrim dhe ëpr ta bërë disi të besueshëm këtë “fake neës”, revista përdor ato që cilësohen si “burime”. Në të gjithë shkrimin, “Mother Jones” flet vetëm për “burime bën të ditur se..” dhe për “dyshime” duke mos munduar të vërtetojë qoftë edhe për një herë një lidhje sado të vogël mes kompanisë offshore dhe LSI-së apo rusëve në prapavijë. Dhe kjo pamundësi për ta vërtetuar këtë lidhje zbulohet në vetë tekstin e shkrimit të revistës amerikane e cila mes rreshtave pranon se: “Megjithatë, kontrata dhe dokumentat e tjerë shoqërues të deklaruar nga “McKeon Group” nuk e përmendin LSI-në”.

Më tej në shkrimin e saj, “Mother Jones” vazhdon skenarin trillues duke u munduar të përcjellë një lidhje mes kompanisë “Dorelita” dhe LSI-së, lidhje e cila nuk faktohet në asnjë dokument apo zë të besueshëm, por thjesht mbi dyshime e “burime”. Duke dashur të luajë lojën e preferuar “për lidhje me rusët”, “Mother Jones” në artikull merret me lidhjet e kompanisë “Dorelita” me klientët rusë dhe nga kjo kërkon të krijojë një korrespondencë mes LSI-së e kompanive ruse. ““Dorelita”, nga sa mësohet, ishte një kompani guackë që duket se kishte një qëllim të vetëm, të paguante “McKeon” për të lobuar për llogari të LSI-së. Firma u regjistrua në vitin 2013 nga avokati grek Andreas Petrou. Ai drejton një zyrë avokatie në kryeqytetin qipriot, Nikosia dhe është i specializuar në krijimin dhe manaxhimin e kompanive guackë. Firma thotë se një të tretat e klientëve të saj janë rusë dhe reklamon një numër të posaçëm telefoni për rusishtfolësit”, thuhet në shkrimin e “Mother Jones”.

Se si mund të përcaktosh një lidhje të tillë si në pasazhin më sipër, kur më parë nuk arrin të faktosh as edhe një herë në shkrim një lidhje mes kompanisë “Dorelita” dhe LSI-së, këtë vetëm një revistë e paguar nga rrjeti sorosian mund ta bëjë. Padyshim që në këtë shkrim “fake news”, rol kryesor në gatimin e tij ka Partia Socialiste dhe zyra e kryeministrisë, të cilat me sa duket sa herë gjenden në vështirësi të mëdha brenda vendit mundohen përmes “Father Soros” të krijojnë të ashtëquajtura “skandale” për rivalët politikë. Padyshim situate për kryeministrin nuk është aspak e mirë, nga një anë revolta popullore sap o vjen e rritet e ndërsa jashtë vendit po merr gjithnjë e më shumë sinjale për një bllokim te negociatave në qershor, ku arsyet këtë herë nuk janë të trilluara sin ë artikullin e “Mother Jones”. Por sipas disa vendeve me peshë evropiane, Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në pasi në vend mbizotëron korrupsioni, sic u faktua nga raporti i DASH si edhe mbette problem madhor krimi e droga.

Po për të mos u zgjerur në aryset që “sponsorizuan” shkrimin e “Mother Jones”, të cilat janë mëse të qarta, mbetemi tek analiza e artikullit. Në një pjesë të madhe të artikullit, “Mother Jones” merret me historikun e lidhjes mes kompanisë offshore dhe tregtarëve rusë, mes tyre përmendet edhe dy prej kompanive të lidhura me Deripaskën, një person super i pasur. Përtej dyshimeve nëse këto lidhje janë ose jo të faktuara, pasi edhe në këtë pikë mbeten dyshime të mëdha, në këtë pjesë të shkrimit të Mother Jones vërehet tentativa për të gjetur përtej së vërtetës mundësinë e lidhjes së LSI me “lobin rus”. Dhe për ti dhënë sa më shumë besueshmëri këtij trillimi, Mother Jones merret gjatë në shkrim me veprimtarinë e kompanisë “Dorelita” dhe të dhënat e lidhjeve me biznesin rus, por duke mos nxjerrë në fund asnjë  rezultat të ndonjë lidhje të mundshme mes këtyre kompanive dhe LSI-së. Në fakt kjo metodë e shpërndarjes së shkrimit tek të dhëna të thelluara tek “faktorë të tretë” është një teknikë e përdorur shpesh nga mediat me pagesë, për të treguar në publik se kemi të bëjmë me një “investigim serioz”. Por në fakt pas një “thellimi” në këtë pikë, sërish në mbyllje të argumentit, Mother Jones nuk mundet më së paku të zbardh asnjë fije lidhjeje të mundshme mes LSI-së, kompanisë offshore dhe biznesit apo lobit rus.

Ndërkaq në fund të artikullit, “Mother Jones” i rikthehet sërish LSI-së, duke theksuar se: “në Prill të 2017, “McKeon Group” kontaktoi një mori republikanësh të kongresit për të caktuar takime për “Dorelita”-n, sipas një deklarate tjetër të “McKeon” të paraqitur në Departamentin e Drejtësisë.Burime të shumta gjithashtu i thanë “Mother Jones” se disa nga këto takime kishin të bënin më LSI-në”. Por si mundet që LSI të ishte pjesë e këtij lobimi, kur në fakt kontrata me “McKeon Group” ishte ndërprerë që në shkurt, fakt ky i pranuar edhe nga vetë revista amerikane. Dhe ajo që vihet re në këtë pjesë të shkrimit, është se “Mother Jones” thërret sërish në ndihmë të spekullimeve të saj “burimet” anonime, teknikë kjo për ti dhënë sadopak besueshmëri lajmit.  “Një zëdhënës i senatorit Mike Lee (Utah), që u takua më zyrtarë të LSI-së tha se ata “nuk dukej të kishin ndonjë ‘kërkesë’ të veçantë dhe ishte më shumë një takim prezantues”. “Dorelita”, thotë zëdhënësi i Lee-së, “nuk u diskutua”. Dëshmitë mbi lobimet që bëri “McKeon Group” në Kongres thonë që firma vazhdoi të përfaqësontë “Dorelita”-n përgjatë Dhjetorit 2017. Në total, kompania raportohet të ketë fituar të paktën 65 mijë dollarë për punën për llogari të “Dorelita”-s. Nga LSI-ja u paguan vetëm 15 mijë dollarë”, thuhet në mbyllje të shkrimit të revistës amerikane.

Pikërisht në këtë mbyllje, Mother Jones pranon përmes “shkronjave të saj” atë që në fakt është thelbi i gjithë çështjes: “Dorelita” nuk është diskutar asnjëherë me LSI-në dhe se kjo forcë politike nuk ka paguar asnjë qindarkë më shumë për kompaninë e “McKeon Group” se sa 15 mijë dollarë, aq sa edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë transparente shifrën sipas ligjit në KQZ.

Në përfundim mund të themi se i gjithë shkrimi i “Mother Jones” rezulton i faktuar si një spekullim me regji e skenar nga “pushteti i Tiranës” dhe me producent “Fondacionin Shoqëria e Hapur” të kontrolluar nga George Soros.

*Shkrimi u botua sot ne standard print

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne