Merkel dhe Putin biseduan për samitin e radhës në formatin e Normandisë

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha në një deklaratë të shkruar se Kancelarja Merkel kishte realizuar të shtunën një bisedë telefonike me Presidentin rus Putin.

Biseda kishte pasur në fokus përgatitjet për samitin që do të mbahet së shpejti në Formatin e Normandisë,- u shpreh Seibert duke shtuar se Merkel&Putin kishin diskutuar gjithashtu edhe mbi situatën në Siri dhe Libi dhe negociatat për vazhdimin e tranzitit të gazit përmes Ukrainës.

Formati i Normandisë është krijuar nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina për të zgjidhur krizën e Ukrainës. Nuk është deklaruar ende data se kur do të mbahet samiti sipas këtij formati me pjesëmarrjen e liderëve të këtyre vendeve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne