Merkel: Do ulim tarifat e importit për makinat amerikane, vetëm me një kusht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar muajin e kaluar me imponimin e një tarife prej 20 për qind përkundrejt importit të të gjitha automjeteve të ardhura nga Bashkimi Europian.

Dhe kjo tentativë për të përmbysur modelin aktual të biznesit të industrisë së BE-së duket se ka sjellë deklaratën e radhës nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo është shprehur e hapur ndaj negocimit të një marrëveshjeje për uljen e tarifave që BE-ja aplikon për makinat që vijnë nga SHBA-ja.

“Ne do të mbështesim një ulje të tarifave të importit për makinat që vijnë nga SHBA-ja, por për ta bërë këtë duhet një pozicion i përbashkët europian, të cilin duhet ta negociojmë”, ka deklaruar Merkel.

Ky reagim i kancelares gjermane ka ardhur fill pas takimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell me drejtuesit e kompanive gjermane të prodhimit të makinave. Në këtë takim, Grenell ua ka bërë të qartë drejtuesve të kompanive se SHBA-ja do tërhiqej nga tarifa 20%, vetëm nëse BE-ja rishikon tarifat e saj për automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne