Merkel kundër krijimit të shtetit të pavarur kurd në Irak

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është kundër krijimit të një shteti të pavarur kurd në Irak.

Merkel së bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel vizitoi një shkollë në qytetin Goslar të Landit të Saksonisë së Poshtme, që është edhe vendlindja e Gabrielit.

Në deklaratën që bëri këtu Merkel tha: “Unë jam për integritetin territorial të Irakut. Nuk mendoj se krijimi i një shteti të pavarur kurd do të kontribuonte në paqen e rajonit”.

Kancelarja gjermane theksoi se kurdëve që jetojnë në Irak duhet t’u ofrohen kushte të drejta dhe të ndershme.

Gjermania nuk i kishte dhënë mbështetje as referendumit për pavarësi që u mbajt 2 vite më parë nga administrata rajonale kurde e Irakut (KRG).

Edhe në vitet e kaluara kancelarja gjermane ishte shprehur se ajo është kundër krijimit të një shteti të pavarur kurd në Irak. Këtë ajo ua kishte thënë edhe homologëve irakianë gjatë vizitave të tyre në Berlin si dhe në platforma të tjera./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne