Merkel: Më mirë zgjedhje të reja, rruga më e mirë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se preferon zgjedhje të reja, pas dështimit të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës.

Ajo po ashtu tha se nuk sheh arsye për të dhënë dorëheqje nga posti, pavarësisht dështimit të negociatave. Të dielën në mbrëmje, liberalët e Partisë Demokratët e Lirë janë tërhequr nga bisedimet me bllokun demokristian të Merkelit dhe Partinë e Gjelbër. Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje palëve “të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre”. Steinmeier kërkoi nga to që të bëjnë kompromise për, siç tha, “mirëqenien” e Gjermanisë. Merkel përballet me sfidën më të madhe në 12 vjet si kancelare. Kancelarja tha për mediat gjermane se është “shumë skeptike” për një qeveri të pakicës dhe shtoi se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne