Merkel në krye të BE; Kandidate për drejtimin e Komisionit Europian

Kancelaria gjermane Angela Merkel shpesh herë ka mohuar synimin për të vazhduar të qëndrojë në politikë pas mbylljes së mandatit si shefe ekzekutivi.

Por së fundmi po përmendet mundësia që ajo të marrë në dorë drejtimin e Komisionit Europian!

Gjasat janë që ky post t’i kalojë kandidatit kryesor, gjermanit Manfred Weber, i cili njëherazi kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPE-së, ishin dhe ato që e vuri në kurs përplasjeje Merkelin me Emmanuel Macronin.

Presidenti francez këmbëngul ne formatimin e procesit në një kohë kur sipas proceduarve ekzistuese, kandidati kryesor i cili përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit.

Por mbështetjen që i mohon Weberit, Macron thotë se do t’ia jepte me kënaqësi Merkelit vetë! Në një intervistë për radio televizionin e zvicrës, RTS, shefi i Elizesë tha se nuk mund të flasë për kancelaren gjermane, megjithatë theksoi se do të mbështeste çdo përpjekje të saj për t’u bërë presidente e krahut ekzekutiv të bllokut europian!!!

Europës i nevojiten fytyra të reja, por edhe fuqi, citohet të ketë thënë ai. Mandati i kryetarit aktual të KE-së, Jean Cluade Juncker po i afrohet fundit dhe spekulimet se kush do të zërë vendin e tij, sa vjen e shtohen.

Macron ka dalë hapur kundër Weberit me argumentin se ai është i panjohur për votuesit nëpër Europë ndërsa insiston se kësaj të fundit i nevojiten personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri personale dhe aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat e pozicioneve qe mbajnë./tch

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne