Merkel nën presion për lirimin e bllokadës, vdekjet bien në 126 por nisin trazirat

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vënë nën presion nga sektorët e ekonomisë për hapjen e shkollave e fabrikave, teka sinjale dhune kanë nisur prej masave të izolimit.

Kancelarja pritet të vendosë nesër për zgjatjen ose jo të masave kufizuese, teksa numri i viktimave vijon të bjerë në Gjermani.

Vendi ka shëniar sot rënien e tretë radhazi të infektimeve me 2,537 raste të reja, si dhe të vdekjeve që ishin 126 në 24 orët e fundit.

Shifrat inkurajuese dolën bashkë me raportimet për përleshje të vandalëve me policinë në lidhje me zbatimin e masave të distanciit social.

Një grup të rinjsh në Frankfurt kishte sulmuar policinë me shufra hekuri kur ata tentuan të shpërndanin një turmë.

Një tjetër grup sulmoi një oficer me gurë e pllaka, raportonte Deutsche Welle.

Gjermania deri tani ka përballur pandeminë shumë më mirë se Italia, Spanja, Franca e Britania, por si qendra e fuqisë ekonomike e Evropës ajo është goditur më rëndë nga rënia e eksporteve.

Politikanët vendas takohen nesër për të vendosur mbi ecurinë e masave kufizuese që janë vendosur deri më 19 prill.

Kancearja ka thënë se vendimi do të merret sipas rekomandimeve të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Leopoldina.

Kjo e fundit ka sugjeruar se shkollat duhet të hapen, duke nisur nga nivelet më të ulëta, si dhe hapjen e bareve e restoranteve nëse ruhet distanca sociale./tch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne