Bota

Merkel paralajmëron për rritjen e ‘ekstremizmit të djathtë’ në Evropë

Në një intervistë për televizionin amerikan CNN, Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi zhvillimet e fundit në vendet e BE-së dhe rritjen e ekstremizmit të djathtë në përgjithësi në kontinentin e vjetër.

Duke tërhequr vëmendjen në rritjen e të djathtës ekstreme në të gjitha vendet e Evropës, kancelarja gjermane Angela Merkel tha: “Sidomos në Gjermani, ne duhet ti shikojmë ata (ekstremistët e djathtë) në kontekstin edhe të të kaluarës tonë, si rrjedhojë ne duhet të jemi më vigjilentë se kushdo tjetër në këtë çështje”.

Rezultatet e zgjedhjeve duhen parë nga afër dhe vlerësuar me kujdes,- u shpreh Merkel, ndërsa shtoi se çështja e rritjes së të djathtës ekstreme është një fenomen shqetësues për të gjithë Evropës dhe vendi i saj nuk mund të veçojë veten nga këto zhvillime.

“Grupet antisemitike në Gjermani kanë ekzistuar gjithmonë në numër të konsiderueshëm, tha ajo, ndërsa shtoi: “Po duhet pranuar që ka ende punë për t’u bërë në lidhje me këtë çështje”.

Duke folur edhe për debatet që ka shkaktuar problemi i refugjatëve, Merkel tha se qëndron prapa vendimit të saj për të pranuar në Gjermani 1 milionë refugjatë.

“Ndërkohë që kemi kriza humanitare si në Siri dhe Irak, rruga më e mirë nuk është që ta izolojmë veten ndaj këtyre, por të jemi vigjilent në proceset që kanë të bëjnë me trajtimin e refugjatëve”, vlerësoi Merkel./TRT

OPINIONE