Merkelit nuk i pëlqen debati për Ozil

Angela Merkel mori pjesë në një program të kanalit të parë të televizionit gjerman ARD dhe iu përgjigj pyetjeve mbi aktualitetin.

Kur moderatori i përmendi deklaratën kundër racizmit të Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier bërë gjatë një takimi javën e kaluar me disa emigrantë në “tryezën e kafes”, ku kishte thënë se “Nuk ka shtetas të kategorisë së parë dhe të dytë”, Merkel tha se edhe ajo në takimet e saj me të rinjtë u kishte thënë shpesh atyre: “Unë jam kryeministri juaj”.

Duke iu referuar debatit rreth futbollistit me origjinë turke, Mesut Özil, Merkel tha: “Mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me fotografinë (e futbollistëve gjermanë me origjinë turke me Presidentin Erdoan). Por mënyra se si u zhvillua debati më pas pjesërisht nuk më pëlqeu”.

Pasi u shpreh se ajo personalisht ka një mendim të qartë në lidhje me këtë çështje Merkel tha: “Nëse dikush me origjinë emigrante, qoftë ky Özil apo dikush tjetër, thotë: ‘Ndaj meje në shoqëri nuk sillen ashtu siç duhet’, atëherë duhet që kjo çështje të paktën të merret seriozisht dhe të trajtohet”.

Futbollistët gjermanë me origjinë turke Mesut Özil dhe Ilkay Gündoğan si dhe Cenk Tosun, i cili luan në Premier Ligën e Anglisë, në maj të këtij viti ishin takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë një aktiviteti organizuar në Londër, dhe pasi kishin bërë një fotografi bashkë i kishin dhuruar bluzat e tyre.

Pas publikimit të kësaj fotografie në media, Mesut Özil dhe Ilkay Gündoğan u përballën në Gjermani me kritika dhe sulme raciste që arritën deri në fushatë linçimi. Pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës Botërore 2018 organizuar nga Rusia, Mesut Özil kishte njoftuar përmes një postimi në median sociale largimin e tij nga kombëtarja gjermane duke treguar si shkak për këtë veprim sulmet raciste dhe diskriminuese kundër tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne