Mero Baze: Meta dakord me Ramën për zëvendësimin në SHISH. Çfarë fshihet pas?

Pyetjes nëse Ilir Meta që ka veshur bashkë me LSI-në kostumin e armikut nr 1 të Edi Ramës do ta lejojë edhe kapjen e SHIK-ut nga kryeministri, Mero Baze i ka dhënë një përgjigje pozitive. Në editorialin e tij në gazetën Tema, Baze shkruan se “Ilir Meta e ka pranuar në heshtje zëvendësimin (E Visho Ajazit) nga pasardhësi i tij (Helidon Bundo).

Pra sipas Bazes dilema nëse Meta do shfrytëzonte mundësinë që i jep kushtetuta për të vendosur edhe ai për shefin e shërbimit sekret, ka marrë fund.

Nëse ky pohim është i vërtetë ai ngre një seri pyetjesh të tjera?

A ishte Meta ai që nuk i ka dhënë mbështetje Visho Ajazit duke përshpejtuar rënien e tij?

A ka qenë Meta i “detyruar” nga shërbimet partnere ta pranojë këtë rrokadë?

A ia ka dhuruar ai në tepsi Ramës kokën e shefit të shërbimit, si shkëmbim në një deal më të madh?

Të gjitha këto pikpyetje marin jetë nëse pranohet premisa që thotë Baze se presidenti e “ka pranuar në heshtje“, një njeri që Rama e ka konsideruar të përshtatshëm me kriteret e rilindjes për të drejtuar SHISH-in.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne