Merr flakë anija, pushuesit në panik (Video)


Një anije e vogël udhëtaresh u përfshi nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme. Por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ata që ndodheshin në skaf u hodhën menjëherë në det.

Ngjarja ndodhi në sy të gjithë pushuesve tek të cilët u shkaktua panik nga zjarri. Nuk dihen ende shkaqet por policia po heton për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Pak kohë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne