Merr gjobë nga policia me datën e nesërme, qytetari: Këta dinë edhe ç’ndodh një ditë më pas!

Një rast i veçantë është denoncuar nga një qytetar në adresën e lapsi.al. Ai është gjobitur nga policia e shtetit “për parkim të mjetit në mënyrë të parregullt” në Tiranë. Kur është kthyer ka vënë re se në gjobë figuron data e nesërme.

Për këtë arsye qytetari në fjalë (emrin s’po ia bëjmë publik) bën ironi: “Sapo mora një gjobë të çuditshme nga “policia qe duam” por ajo është vendosur me datën e nesërme. Policia jonë e di një ditë para çfarë do të ndodhë të nesërmen. “Policia që duam”, 4 për sot” – shkruan qytetari që denoncon rastin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne