“Mes Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fuqishme”

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, është takuar me Shefin e Shtabit të Forcave të SHBA-së, Joseph Dunford, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i tyre është realizuar në Tel Aviv, ndërsa Kryeministria e Izraelit përmes një deklarate me shkrim ka thënë se ai ndodhet në vend për një vizitë zyrtare.

Në takim thuhet se është diskutuar çështja e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Në deklaratë shtohet gjithashtu se Netanyahu është shprehur: “Mes Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fortë. Mes ushtrive të Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fortë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne