Mesazh nga Erdogani për 566-vjetorin e ngadhënjimit të Stambollit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, publikoi një mesazh urimi me rastin e 566-vjetorit të ngadhënjimit të Stambollit.

Duke theksuar se ngadhënjimi i Stambollit më 1453-shin mbylli një epokë dhe hapi një të re, kreu i shtetit turk vuri në pah se kjo ngjarje e shënuar, një prej triumfeve më madhështore të historisë së njerëzimit, ka ndryshuar rrjedhën e historisë botërore me rezultatet e saj politike, sociale dhe kulturore.

“Falë qeverisjes me tolerancë dhe drejtësi të Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit, Stambolli u transformua në një qendër bashkëjetese për besime dhe kultura të ndryshme”, tha Presidenti Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne