Mesazh urimi i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev me rastin e festës së Kurban Bajramit

Ambasadorit i Rusisë në Shqipëri, ka uruar besimtarët muslimanë në të gjithë botën për festën më të madhe atë të Kurban Bajramit.

Ambasadori ka uruar realizimin e shpresave më të denja.

Sot muslimanët në tërë botën festojnë një nga festat e tyre më të medha – Id al-adha – Kurban Bajramin. Kjo festë e shenjtë simbolizon cilësitë dhe veprimet më të mira njerëzore, bashkimin dhe vetëflijimin në emër të fesë.

Ju uroj nga zemra gjithë të mirat, paqe dhe mbarësi. Le të pranojë Allahu aktet tuaja të mira, të falë mëkatet tuaja dhe të lehtësojë vuajtjet njerëzore në tërë botën, ndërsa dita e shenjtë e Kurban Bajramit le të sjellë lumturi dhe paqe në shtepitë tuaja!

Le te hyjnë paqja dhe gëzimi në jetën tuaj në këto ditë të bekuara dhe të mbeten me ju përgjithmonë! Uroj realizimin e shpresave tuaja më të denja! Eid Mubarak!/gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne