Mesazhi i koduar i Albin Kurtit për Isa Mustafën në videon e ditës së sotme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kujdesur që bashkë me fjalët e thëna ndaj LDK-së të japë edhe një mesazh tjetër, në dukje të fshehur ndaj Isa Mustafës.

Gjatë gjithë videos, Kurti shihet të ketë para një shishe me ujë dhe një me lëng frutash para, ndërsa për më tej, në të djathtë gjendet një karrige dhe po ashtu ujë e lëng frutash në dukje për Isa Mustafën.

Ka më shumë se tre muaj që takimet e gjata në Kuvendin e Kosovës mes Kurtit dhe Mustafës po përfundojnë pa rezultat.

Mustafa madje ka thënë se nuk kanë pse të takohen më nga tre orë e të mos dakordohen për marrëveshje.

Kurti mori sot mandatin nga VV për ngritjen e qeverisë, ndërsa Presidenti Thaçi ia dërgoi dekretin me postë pasi lideri i VV refuzoi të shkonte në Presidencë.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne