Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ataturkut

Në një mesazh përkujtimor që shënon 10 nëntorin, Erdogani tha: “Ne duhet të kuptojmë mësimet e Gaziut, i cili fitoi respektin e kombit tonë të shjentë dhe të gjithë botës, si dhe t’u tregojmë rinisë dhe fëmijëve tanë sesa atdhedashës i vërtetë ishte ai. Ne duhet ta bartim përpara pishtarin e unitetit dhe solidaritetit për brezat e ardhshëm pa harruar sakrificat dhe luftërat e bëra në këtë drejtim. Ataturku arriti sukses të madh në Luftën për Pavarësi duke siguruar një vend të respektueshëm në historinë botërore. Kombi ynë është përgjithmonë i vendosur për të mbrojtur këtë atdhe dhe flamur që është mbrojtur me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat e veteranëve tanë. Me forcën që merr nga e kaluara, Republika e Turqisë vazhdon të përparojë e rritet me hapa të shëndosha pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta penguar këtë. Ndërsa ecim drejt së ardhmes me shpresë dhe vendosmëri më të madhe se kurrë më parë, ne vazhdojmë të mbrojmë Republikën tonë, të cilën Gazi Mustafa Kemal Ataturku e quan «vepra ime më e madhe», si dhe vazhdojmë pa u lodhur hapat që do avancojnë vendin tonë më tej. Me këto mendime, përkujtoj edhe një tjetër herë me respekt e mirënjohje themeluesin e Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal Ataturkun, në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta; si dhe shokët e tij të armëve dhe të gjithë dëshmorët e veteranët tanë heronj të këtij atdheu!

Ataturku lindi më 19 maj 1881 në qytetin grek të Selanikut, asokohe ende territor i Perandorisë Osmane. Ai la gjurmë të thella në ushtri fillimisht në vitin 1915, kur drejtoi forcat turke për të zmbrapsur pushtimin e Antantës në Çanakala.

Pas rënies së Perandorisë Osmane në fund të Luftës I Botërore, Ataturku udhëhoqi Luftën Turke për Pavarësi duke mposhtur fuqitë evropiane. Kur u zgjodh president, Ataturku e shndërroi ish-perandorinë në një republikë modern dhe laike.

Ai ndërroi jetë në Stamboll më 10 nëntor 1938, në moshën 57 vjeçare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne