Mesele me Missila

Është një deputete me një emër të çuditshëm, që nuk është as shqiptar, por që nuk gjendet në asnjë gjuhë të botës. Fjalët më të afërta me emrin e saj janë “mesele” në turqisht dhe “missile” në anglisht.

Fjala “mesele” do të thotë rrëfenjë. Fjala “missile” do të thotë raketë. Meqënëse ashtu ishte meseleja që çoi në lindjen e saj, zonja pati fatin të ketë një emër të çuditshëm dhe një personalitet të llojit “missile”. Emri i saj i pashpjegueshëm në shqip dhe në ndonjë gjuhë tjetër të botës, mund të shpjegohet afërsisht kështu: Mesele me missile.

Meseletë me missile janë specialiteti i zonjës. Në ditët pas 21 janarit 2011, ajo, në një debat televiziv duke iu përgjigjur përfaqësuesve të opozitës së kohës, sot në pushtet, të cilët e akuzonin Berishën se kishte vrarë në 21 janar, tha se Berisha duhet t’ i kishte varur nëpër palmat e bulevardit edhe deputetët e opozitës.

Historia ka treguar se kur një femër me sy blu të thellë i thotë një mashkulli që zotëron fuqi zjarri të madhe që të tregohet i pamëshirshëm me kundërshtarët, ndodhin gjakderdhje të mëdha. Është fat që 21 janari përfundoi me vetëm katër të vrarë.

Kohët e fundit, zonja e drejtoi mbi Maqedoni vështrimin blu që lëshon missila dhe ja tek erdhi një missilë: Maqedonia është Iliridë!

Një shtet me emrin “Iliridë” ka ekzistuar aq sa emri i kësaj zonjës që është diçka ndërmjet fjalës “Mesele” dhe “Missila”. Domethënë nuk ka ekzistuar kurrë. Pjesa më e madhe e Maqedonisë së sotme ka qënë Maqedoni që në kohët e lashta. Pjesa perëndimore e saj ka qenë Iliri, dhe ka qenë pjesë e territorit të dy mbretërive ilire (Dardanisë dhe Mbretërisë së Ilirisë), por jo Iliridë, fjalë që madje është një helenizëm. Merret vesh, kjo mesele me missile antimaqedone erdhi pasi Kryeministri Rama bëri gafën e madhe që në zyrën e tij të nënshkruhej marrëveshja e partive shqiptare në Maqedoni, me kërkesën për bërjen e gjuhës shqipe zyrtare në krejt territorin e Maqedonisë, edhe atje ku nuk kishte shqiptarë.

Çudia është se deri tani, kjo deputetja me emër të çuditshëm, nuk ka thënë diçka kaq të bujshme që të ketë lidhje me Çamërinë, sa ç’ tha për Maqedoninë. Megjithëse deputetja me emër të çuditshëm pak kohë më parë u largua nga PD për t’ iu bashkuar një partie aleate me qeverinë, sipas saj sepse kishte për zemër zgjidhjen e çështjes çame, që gjoja e ka si përparësi partia së cilës iu bashkua. Nëse do të kishte qenë vërtet kështu, zonja do të kishte marrë së paku tani mbiemrin e bashkëshortit cam, të cilin nuk e ka mbajtur pas martesës.

Në vitin 2000, kur PD në atë kohë në opozitë po kalonte një periudhë konflikti të madh me qeverinë socialiste, për shkak të kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore, deputetja me emër të çuditshëm ishte zëdhënëse e Kryeministrit Ilir Meta. Në atë kohë PD mbante çdo ditë tubime proteste para selisë së Kryeministrisë. Zëdhënësja e kishte bërë praktikë që të dilte te hyrja e mbrojtur nga dy policë me mburoja dhe të shante protestuesit. Si pasojë drejt saj dhe ndërtesës fluturonin shishe plastike, flakadanë, vezë, domate, gurë të futur në prezervativë etj.

Në një rast Kryeministri e pa aq të lodhur dhe të përlyer sa i ofroi pa të keq që të hynte dhe të lahej në vaskën që kishte ndërtuar në banjën e zyrës së tij. Zëdhënsja e pranoi ofertën menjëherë. Por fjala shkoi te zonja e Kryeministrit e cila gjendej disa dhjetra metra larg në barin e “Rognerit”. Zonja e Kryeministrit erdhi me shpejtësi, shkoi drejt e në banjë dhe e nxorri për flokësh zëdhënësen që ulërinte. Në korridor zonja e kryeministrit e shtyu tjetrën nëpër shkallë dhe u kthye pas për t’ i hedhur në fytyrë Kryeministrit tufën e flokëve të verdhë, të lagur, që i kishin mbetur në dorë. Askush nuk guxoi që ta ndihmonte zëdhënësen, përveç një gardisti shpirtmirë që hoqi xhupin e vet dhe ia dha ta vishte.

Ata që nuk e besojnë këtë histori i ftoj që të sjellin ndërmend imazhin e kësaj deputetes me emër të çuditshëm në funeralin e Sokol Olldashit, kur ajo, paturpësisht bëri gjithçka që të tregonte me pamje dhe me sjellje, se kishte të drejtë që të mbante zi për të ndjerin, më shumë se bashkëshortja e tij.
U desh të kalonin nëntë vite që Berisha të mendonte se ishte harruar kjo histori. Kështu që e bëri ish-zëdhënësen me emër të çuditshëm deputete të PD-së. Dy herë rresht madje. Si shpërblim ajo e braktisi PD-në dhe shkoi iu bashkua një partie që është aleate me PS-në në koalicionin qeveritar. Nuk dihet nëse me këtë rast zonja ka bërë përpjekje për të vizituar vaskën e zyrës kryeministrore./Kastriot Myftaraj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne