Rajoni

Mësohet identiteti i të arrestuarve për sulmin ndaj Selës (FOTO)

Andrej Micov (22), Nikolla Bojminovski (39), Aleksandar Janevski- Toshta (57), Kosta Dellov (26) dhe Stojan Pavlevski- Kobra (51) janë të arrestuarit pas urdhrit të Prokurorisë Publike- Shkup për sulmin ndaj Ziadin Selës, mëson NOVATV nga burime brenda hetimit, transmeton SHENJA.
Ata dyshohen se kanë qenë bashkëpjesëmarrës në tentimin për vrasje të deputetit Sela më 27 prill në Kuvend.
Pas bastisjeve në shtëpitë e tyre ata janë arrestuar në stacion policor.
Për tentimin për vrasje të Selës disa muaj më parë janë arrestuar dhe akuzuar Kire Gjorgievski dhe babai i tij. Që të dy gjenden në burgun e Shutkës.

(Aleksandar Janevski- Toshta)

OPINIONE