Meta bëri thirrje për Besëlidhjen e re/ Ironizon Spiropali: BesëLikja nuk është as e re as pranverore!

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali me anë të një statusi në “Twitter” ka reaguar, pasi më herët presidenti Ilir Meta bëri thirrje që qytetarët të dalin në shesh për manifestimin e 2 marsit, në atë që e quajti Besëlidhje e re.

Spiropali shprehet se Besëlikja nuk është as e re dhe as pranverore. Ajo shton se BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në Twitter:

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!/balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne