Meta: Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga ardhja e Bashës në krye të PD

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar”, i pyetur mes të tjerash edhe për tanzicionin e kryetarëve të Partisë Demokratike, është shprehur se boshllëku që solli largimi i Berishës nuk mund të plotësohej nga ardhja e Bashës në krye.

“Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga boshllëku më i madh që solli ardhja e Bashës në krye të PD. Boshllëk nga ikja dhe boshllëk nga ardhja”, deklaroi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Gjatë intervistës së tij të djeshme, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur gjithashtu edhe për marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, ku është shprehur se edhe në të kaluarën ka patur marrëveshje të fshehta mes kreut të PD dhe atij të PS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne