Meta dhe Rama reagojnë për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryeministri Edi Rama, kanë uruar presidentin e zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.

Presidenti Meta në urimin e tij publikuar në rrjete sociale shkruan: “Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhje. Shikoni përpara për të punuar me presidentin e zgjedhur Biden dhe për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin tonë strategjik”.

Rama në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale shkruan se “Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

Mesazhe urimi gjithashtu kanë përcjellë edhe lideri i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Paraprakisht, sipas raportimeve të Associated Press (AP) dhe organizatave të tjera mediatike, kandidati demokrat Joe Biden fitoi shtetin vendimtar Pennsylvania dhe kështu tejkaloi shifrën prej 270 delegatëve të nevojshëm të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne