Meta: Duhet reflektim nga aktorët politik për hapjen e negociatave

Pak orë pasi priti në një takim në zyrën e vet, ambasadoren në detyre te SHBA në vendin tonë Lyela Moses-Ones, presidenti Meta bëri një reagim në rrjetet sociale më së shumti për aspiratat e Shqiperisë për integrimin ne BE.

Meta shkruan mes të tjerash se vendi ka nëvoje për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë për të mos humbur këtë moment historik.

Kreu I shtetit bën thirrje që të bëhen përpjekje maksimale që Shqipëria të mos mbetet pas Maqedonisë së Veriut në përparimin drejt integrimit evropian.

Meta e quan detyrim historic çeljen sa më parë të negociatave për anëtarësim.

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa

Pas takimit me ambasadoren e SHBA, presidenti Meta u takua mesditen e kesaj te enjte edhe me kreun e partise “Zgjidhja” Koco Kokedhima./vizionplus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne