Meta: Dvorani donte të vidhte Gjykatën Kushtetuese, provat po shtohen!

Presidenti i republikës Meta ka vazhduar akuzat e tij kundër kreut të KED Ardian Dvorani. Sipas Metës është ushtruar presion mbi anëtaren e gjykatës kushtetuese Ardian Dvorani dhe se përgjegjësi për këtë është vetë Dvorani. Meta thekson se provat kundër Katicës sic e quan ai po shtohen dhe se video është duke u përgatitur.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!“, shkruan presidenti./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne